Pushimi i çuditshëm

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

E nderuara Dita, ju përshëndes. Dua të them diçka lidhur me urdhrin e Kryeministrit Rama që administrata shtetërore të jetë pushim ditën e Hënë me rastin e miratimit të ligjit të drejtësisë. Është për t’u habitur dhe e pakuptueshme motivi i këtij urdhri! Le që në qytete vihet re se këtë urdhër e kanë zbatuar edhe disa sipërmarrje dhe konkretisht ujësjellës-kanalizimet Lezhë. Pranë zyrës ku bëhet pagesa e ujit të konsumuar, ankoheshin disa gra që kishin ardhur për të paguaj faturën e ujit. Si u bëka pushim kur banorët duan t’u shërbehet. Mendojme se një veprim i tillë nuk duhet të influencojë në dëm të qytetarëve dhe të ndahen detyrat. Ne kemi dëgjuar nga qeveria se kjo sipërmarrje i kalon bashkisë. Por kur pyesim tek bashkia për ndonjë ankesë apo kërkesë ndaj ujësjellësit, bashkia përgjigjet se akoma nuk është zbatuar vendimi i qeverisë! Atëherë si paska mundësi që ky sektor jetik të bëjë pushim. Urdhra të tillë nuk i shërbejnë masës së gjerë të shqiptarëve që ka marrë përsipër për t’u shërbyer kryeministri. Tunjatjeta o Dita jonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *