Duke udhëtuar brenda të njëjtit avion, ish diktatori i BRSS komuniste, Josif V. Stalini, ish diktatori Enver Hoxha dhe udhëheqësi aktual i mishmashit shqiptar Sali Berisha, po diskutonin rreth metodës më efikase që i detyronte kundërshtarët e tyre politik të heshtnin. Si arkitekt i gulageve që ishte, Josif Stalini këmbëngulte tek surgjynosja e tyre, lënia gjallë por të izoluar në parrezikshmëri shoqërore, ndërkohë që Enveri mbronte teorinë e plumbit kokës ndaj gjithkujt që niste të mendonte se mund të dilte kundër vijës së partisë. Pas tyre i erdhi rradha Sali Berishës, i cili, pasi i bëri të qartë dy diktatorëve se në kapitalizmin demokratik metodat e tyre ishte e pamundur të gjenin zbatim, nisi t’u parashtroj shpikjen e vet. Që në thelb ishte një biçim mpleksjeje midis stalinizmit dhe enverizmit. Një metodologji që kënaqte njëherësh diktatorët,por edhe mbrojtësit e parimeve demokratike e të lirive e të drejtave njerëzore.Strategjia berishiste, që i la gojëhapur dy ustallët e krimeve komuniste, kishte në themel teorinë “hidh gurin e fshih dorën”. Heqjen qafe me lezet të kundërshtarëve të të gjithë llojeve e ngjyrave: politikë, juridikë, civilë,humanë, si dhe të pushteteve të tjera, detyrimisht të pranuara për të funksionuar në sistemet demokratike.E thënë shkurtimisht, gjithsa Sali Berisha u parashtroj dy diktatorëve përmblidhej në togfjalëshin “pushkatim financiar i kundërshtarëve”.
Kjo është barcoleta. Një barcoletë që vazhdon të tregohet sa herë bie fjala për krahasueshmërinë e qënies së vendit tonë nën diktaturë apo në demokracinë, që aq shumë dëshirë ka ta artikuloj, me vend e pa vend, kryeministri dhe shpura e oborrit të tij. Një barcoletë e sajuar, por që brenda strukturës së saj leksikologjike ka realitetin përqasës të dy sistemeve. Dikur, në atë që sot thirret koha e komunizmit enverian, për të hequr qafe kundërshtarët e rregjimit aplikohej e ashtunjohura si lufta e klasave, ndërkohë që përjashtimi nga rradhët e Partisë së Punës etiketohej “pushkatim politik” (pasojat që vinin i përmban fjala “pushkatim”, ndaj s’ka nevojë për sqarim). Sot, kur komunizmi enverian artikulohet si i marrë fund, dhe lufta e klasave, me bazë ideologjizmin, komentohet si e fosilizuar, “pushkatimi” ekziston qashtërsisht. Jo si parafjalë e prapashtesës “politik”, natyrisht, por si pushkatim financiar.Që është prurje e re në skenën e jetës shqiptare dhe rrugë asgjesimi për gjithë të vlerësuarit si kundërshtarë të kreut dinastik të politikës, kryeministrit në detyrë Sali Berisha. Nga jo pak analistë, “pushkatimi financiar” komentohet, madje, edhe më të keq se lufta e dikurshme e klasave. Për faktin se, nëse kundërshtarët e tij rregjimi enverian i trajtonte si të deklasuar, dmth u hiqte të drejtat politike, ato civile shpesh dhe juridike, të drejtën për të patur një vend pune kurrë nuk ua mohonte. Një vend pune të pamerituar sigurisht, por nuk të linte pa u ushqyer. Nuk ta hiqte të drejtën për të siguruar një cop bukë, gjë që nisi të ndodh sapo berishizmi u bë realitet i jetës shqiptare paskomuniste.
Mjaft të ndjekësh pa shumë vëmendje fatin e të pabindurve ndaj politikës arkaike berishiste, për të kuptuar se pushkatimi financiar është arma më prezente, por edhe më efikase për ti kthyer jo pak shpirtra të thyeshëm antiberishian në proberishian. Në këtë arsyetim, si Stalini përdorte syrgjynosjen dhe Enveri pushkatimin politik për të shfarosur politikisht e shoqërisht kundërshtarët e rregjimit, Sali Berisha përdor pushkatimin financiar për të futur në zgjedhën e qafëheqjes kundërshtarët. Për të detyruar rikthimin e tyre në prehërin e tij shkëmbor,por edhe për të mbajtur të karrikuar dashurinë berishiste ndër rradhët e të pakënaqurve.
Nga të dhëna jo zyrtare, por edhe të ofruara nga OJF,-që nga frika e pushkatimit financiar nuk dëshirojnë të identifikohen,- mësohet se 100 përqind e personave që kanë dalë hapur kundër berishizmit kanë përfunduar të hequr nga administrata zyrtare. Të gjithë antiberishistët mediatik rezultojnë zyrtarisht të papunë,me shtrëngesa financiare, dhe jetojnë me ctë gjejnë. Më shumë se 90 përqind e biznesmenëve që kanë guxuar të mos i binden berishizmit, kanë pësuar trauma financiare deri dhe asgjesim të aktivitetit. Rreth 70 përqind e personave që shërbejnë në administratë i bëjnë hosana berishizmit, edhe pse nuk kanë asnjë grimc simpatie për mënyrën dhe metodat si ai e qeveris vendin. Kjo shifër pakënaqësie e kalon pragun e 95 përqindshit kur pyetja imponon dhënien e përgjigjes rreth bashkëqeverisjes me LSI, kundrejt marrjes nga kjo e fundit të 20 përqind të pushtetit. Dhe ajo që e rrit më shumë kuotën e antiberishizmit të fshehur nga frika e pushkatimit financiar është shifra 100 përqind e 150 pedagogëve të pyetur, të cilët japin mësim në fakultete të ndryshme të universitetit shtetëror.
Frika nga pushkatimi financiar !
Është kjo arsyeja që pjesa jo militante dhe jo injorante e administratës zyrtare shtetërore hiqet sikur e pëlqen berishizimin.”S’e dua, por nuk kam ctë bëj.Më heq bukën e kalamajve”, është përgjigja standart që merr nga antiberishistët e heshtur. Por edhe nga ata antiberishistë, të cilët ndonëse personalisht janë pushkatuar financiarisht, për hatër të ruajtjes së të afërmve të tjerë, të familjes e fisit, qëndrojnë të heshtur. Nga që teoria berishisto-demokratikase e pushkatimit financiar godet në tufë. Si dikur lufta enveriste e klasave, që nuk ndalej tek heqja qafe e individit antiregjim, por tek asgjesimi i farës së fisit.
Pushkatimi financiar i antiberishistëve, përkundër përfitimit financiar të atyre që i bëjnë fresk berishizmit, është edhe arsyeja që pjesa madhore e medias e publikon bajatueshëm kreun e qeverisë Sali Berisha, edhe kur veprimtaritë e tij nuk përbëjnë lajm. Është frika e pushkatimit dhe sindroma e përfitimit të pamerituar nga proberishizimi, që i bën pronarët e pushtetit mediatik të preferojnë të mos punësojnë gazetarë e drejtues sa më të aftë. Është kjo arsyeja që gazetarët profesionistë antiberishistë i gjen të papunësuar as edhe në ato media që mbahen si serioze dhe jo proberishiste, ndërkohë që është frika e pushkatimit financiar dhe sindroma e përfitimit të pamerituar ajo që i bën pronarët mediatik ta pranojnë raporte shumë më të këqia me shikuesit dhe lexuesit sesa me pushtetin e Berishës. Fati i mbrapshtë i redaksisë së gazetës “TemA” dhe goditja e paprinciptë kriminale e botuesit të saj, sapo guxoi të denoncojë publikisht prapësitë e berishizmit, dhe lulëzimi i një sërë homologeve që i bëjnë fresk pushtetit të maxhorancës, janë pasoja më e pakët që mund të vij nga antiberishizmi.Pasi ka edhe më keq. Ka dhe jo pak zyrtare, ministra,zvendësa, drejtorë, prokurorë,gjykatës të rrangjeve të ulta e të larta, shefa e nënpunës mavri, të cilët, për hatër të frikës nga pushkatimi financiar nuk ngurrojnë të shkelin ligjin duke firmosur në favor të antiligjit. Pra në favor të berishizmit që armikun më të madh të ekzistencës së tij ka ligjin kushtetues.
cdo pushtet ka mjetet e tij, gjithmone duhet te paguhet nje cmim, gjithmone duhet ta paguaje dikush etj etj.
gjithmone eshte e paleverdisshme ti kundervihesh pushtetit. ne cdo kohe dhe ne cdo sistem kjo te kushton shume.
po pastaj?
sipas meje do te ishte mire te tregohej edhe se ku na con ky konformizem.
Une quhem Petrit Sulaj (Leshko),jam drejtor i Trafikut Ajror,kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër te te gjithe antareve te Lsi Shpk qe kam marre ne pune se ne te vertete jemi te gjthe me diplloma Kristali e fshatare hesapi. Une kam vjedhe shume 46 milon euro por njeri nuk po ndihet, leke Anta ska me se kam marre dhe ca over drafte une smarr vesh se ne ngarkim shkarkim te peshorja ne Sauk kam punuar. Ne 95- 2000 kam bo trafik klandestinesh me kurde e viza Meksikane fallso, pastaj ja futa nje Italianit nja 150 mije euro i mora resrorantin,keto 3 vjet e 8 muaj vellai im Ilir Meta me vari melcite e Antes o zot o zot sa leke, sa shpejte milioner tani shumicen Monikes e Likes por mos te qahem tani kam dhe Audi Q 7 jam si mbret, 4 milon euro kam rrujt per vete. Tani jam me zemer cigaren e kam lene ,pi pak seksit ja kam vare kam shume stres kam dhe dashnore po ca ti bej doktori me tha viager ne asnje menyre fat muti kur isha 20 vjec sma varte njeri ikere katunar muti me thoshin edhe une shkoja te dritaret e qytetit studenti aty gjeja rehate e masturbohesha. Ky jam une qe te gjithe jeten time skam lexuar nej rresht liber me 4 klase fillore e i bej zbor te gjitheve ketu tek Anta me perulen e servilosen po deshen mos ta bejne ja u bej robt .Sa filluan me u krujt me mu e
Lumtorin(ai i bo te gjitha letrat e vjedhjeve i qan) ata te Anila Bashes e Karlo Bolinos Shqipetarja .com i futa nje reklam 24 oreshe tek faqja ne internet e jam rehat nje here per nje here.
Zoti gazetar, a e ke idene se sa ndertues te djathte Edi Rama “pushkatoi financiarisht” ne kohen e tij ne kryesine e Bashkise se Tiranes? Per te mos thene per arritjet e Nanos ne kete fushe. Keto jane praktika te vjetra, nuk eshte Berisha qe i shpik. Por ndoshta eshte ai qe po i perdor me masivisht. Por kjo ndodh edhe pse perballe ka opoziten me te dobet qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi.
Lufte klasash edhe me te eger ke sot, mashtrime kudo, vjedhje kudo. Dhe ne se dikur i prene krahet Shqipes sot Saliu po i han edhe zorret. Ky do te jete tradhetari me i madh i kombit. Pyeteni po deshet se sa jane te pushkatuar nga komunizmi me gjyq se ato pa gjyq nuk dihen dhe sa ka paguar me nji kest? Ky po i ripushkaton. Kush e vrau popullin ne 1997 ku pasi i vodhi miliardat e coi popullin ne vellavrasje duke ngritur mercenare nga veriu per te luftuar ne Jug. Kam shume emra qe sot jetojne dhe disa nuk jane me militante te P.D.-se.Ardhte sa me shpejt 23 qershori dhe e pafrshim kete klike staliniste dhe enveriste me kembe perpjete.