Pushohet padia e Beqajt ndaj Bashës, reagon ashpër ministri

redaktor

Vetëm pak çaste pasi Gjykata e Tiranës njoftoi pushimin e padisë së ministrit të Shëndetësisë ndaj kreut të PD­-së, Beqaj ka deklaruar se jo vetëm nuk tërhiqet, por do të përgjigjet me një padi të re.

Beqaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës për pushimin e çështjes, duke shtuar se ata janë paraqitur në gjykatë në oraret e caktuara, ndërkohë që akuzon Bashën se nuk fakton dot akuzat që ka bërë.

Sipas ministrit, brenda javës ai do të paraqitet me një padi të re po ndaj Bashës në Gjykatë.

Në mesditë Gjykata e Tiranes njoftoi se ka pushuar çështjen e ngritur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në adresë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, me akuzën e shpifjes.

Vendimi për pushimin e padisë u mor sot nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që edhe në këtë seancë të radhës, ministri i Shëndetësisë, Beqaj nuk ka qenë i pranishëm.

Të pranishëm në seancë kanë qenë përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike dhe vetë Basha.

Beqaj e paditi Bashën për shpifje pas denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike për korrupsionet me tenderat në shëndetësi.

Share This Article
5 Comments
  • Ne rast se ne seance nuk eshte paraqitur as Beqaj as perfaqesuesi i tij ligjor, si padites atehere Gjykata ka gjithe te drejten te pushoje ceshtjen. Artikulli nuk sqaron nese ka qene i pranishem ndonje perfaqesues ligjor i Beqes.

    • Qarte! Gjykata ka pushuar ceshtjen. Se cfare do bente, do denonte Lulin? Ndryshe, do e kishte vazhduar gjyqin, apo jo?

  • Basha akuzon Beqen ,Beqaj padit Bashen per shpifje.
    Kush ka te drejte-vendos gjykata.
    Gjykata pushon ceshtjen- hellooooo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *