Këto ditë qëlloi që të ndiqja në mediat shpërthimet nacionaliste të kryeministrit Sali Berisha, dhe kisha ndërmend të shkruaja diçka për to. Pas deklaratave pa vend, shumë herë të shfajësuara në kontekstin e festës së 100 vjetorit, retorika nacionaliste e kryeministrit evoluoi mjaft dhe përfshiu të tjera tipare të denja për t’u vënë re.
Është e dukshme që kryeministri po e monton retorikën e vet, në dukje nacionaliste, me mjete fare primitive. Pushteti i sotëm në Shqipëri, është jashtë mase primitiv, jo-etik, i dalë boje, i diskretituar, i korruptuar dhe këto të dhëna janë fort të qarta e të dukshme. Nga të gjitha cilësimet e mësipërme, unë po zgjedh thjesht të parin: Pushtet primitiv. Një pushteti të tillë i nevojitet përsëri diçka primitive, banale, groteske për të riprodhuar veten. Tamam kështu si retorika pseudo-nacionaliste e kryeministrit.
SMS në DITA në 0689073730