Pushtet, pusht?!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje DITA! Nuk ka gjuhë në botë që e jep në mënyrën më ekzemplare kuptimin e fjalës pushtetar se sa e jep gjuha shqipe. Një miku im i nderuar më shpjegon se rrënja e kësaj fjale është pikërisht fjala “pusht”. Në fillim u ndjeva keq pasi nuk më kishte shkuar në mend ngjashmëria ndërmjet këtyre fjalëve dhe jo më që të ishin analoge. Pak më vonë fillova të ndjej keqardhje për veten që jam larë, rruar, ndërruar dhe shkuar për të votuar për disa pushta. Dhe e dini pse? Sepse kjo fjalë, edhe n.q.s nuk e ka vërtet zanafillën nga ajo, vërtetë simbolizon absolutisht pushtetarin shqiptar. Ashtu siç janë, pra pushta, që në vetëdijen tonë duam të themi kështu për një njeri të pabesë, imoral, intrigant, të pafytyrë dhe të paskrupullt. E ngjashmëria midis këtyre vetive të një pushti dhe atyre të politikanëve të sotëm është kaq e madhe sa e besoj plotësisht që gjuha jonë i ka njësuar jo rastësisht.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *