Në vitet e para tranzitive, të stërgjatura po dhe në vazhdën e tyre shqiptarët, veçanrisht moshat e reja, u turrën nëpër rrugët e botës për të kërkuar rrugët e jetës. Të etur për të bërë hair e prokopi, njerëzit e vendit të mbyllur shpërthyen pa pyetur klone e dogana. Kishin dëgjuar nga të parët, lexuar nga media e shkruar dhe ajo pamore për botën jashtë, për drogën, korrupsionin e prostitucionin, por nuk i kishin njohur vet. Vendi ishte i “virgjër”, nuk ishte i prekur nga këto sëmundje të rënda të shekullit. Ikanakët e rinj që emigruan, të kudondodhur, u ndeshën të parët, madje u joshën lehtësisht dhe me tregun e etur të drogës, tregun e majm të mishit të bardhë, të prostitucionit, etj.
Shumëkush vrapoi “në kërkim të “kohës së humbur”! Përmes dy sistemeve ishte një lum ndarës, këllirëmadhë, që duhej kaluar! Shumë të mençur shkonin dhe qëndronin buzë këtij lumi për të kaluar matan, me ditë e netë të tëra. Ata bënin “kalkulime“ të shumta, deri dhe llogarinë e kokës! Po të hidheshin në dallgët rrëmbyese, a mund të dilnin matan, në “Bregun e Parajsës”?! Rezultantja u rezultonte se: do të linin edhe kokën, të humbnin jetën, nëse do të ndërmerrnin këtë inkursion. Në krahë të tyre, buzë lumit vëzhgonin dhe shumë të marrë, mjaftë të etur. Ndryshe nga të mençurit, kjo kategori nuk i binte fare kalemit, përllogaritjeve të rastit. Vetëm ata ëndërronin: “Bregun e Parajsës”, fare “pranë“ pa e llogaritur Koston e sajë! Shumica e kësaj sëre u hodhën në “Lumin Këllirë madhë”. Bilanci nëpër tabelat e publikuara dhe në shumicën e tabelave të pa publikuara, të marra me rezervë rezulton se: 90 përqind e trimoshave që u hodhën në lum, fatkeqsisht lanë edhe leshtë, mbetën brenda, madje plotë humbën pa nam e nishian. Ndërsa një pakicë e tyre, deri në 10 përqind, mundën të dilnin në bregun e parajsës matan! Pra, këta 10 përqind që shpëtuan, po dhe sakrifikuan, investuan, mundën të ngrinin edhe Urën e të marrëve mbi Lumin- Ogurzi, për të kaluar të gjithë ne kalimtarët! Madje, ata panë me sy, mësuan edhe nga përvoja, futën diçka. Më pastaj në dy anët e urës instaluan edhe “Arkat“, për të vjelë taksën e dinakëve për kalimtarët dhe për mjetet që do të kalonin mbi të… Pra ajo që quhet me këtë gjuhë; taksa e urës. Përballë tyre, këtij investimi, jemi të detyruar të pagujamë dhe po paguajmë me një këmbë, këtë Taksë, ndoshta shumë të kripur, të kalimit mbi urën për të vazhduar rrugën! Ata investuan, ne do të taksohemi! Por: Edhe ata duhet të paguajnë dhe po e shlyejnë në shumicë, Taksën e Mëkatit. Ata që kanë, jo ata që s’kanë mbi shpinë dhe mbi shpirtërat e Shqiptarëve!
Pushteti i tepërt dhe paraja e pistë të zënë sytë, janë zullum në jetë, të prishin terezinë, të lenë pa gjumë. Në statistikat e qeverisë “bum-madhe”, qoftë dhe për vitin 2012, nuk zënë vend krimet, humbjet e jetëve njerëzore nga ky kontingjent, prej këtyre konflikteve, të drogës e prostitucionit, trafikut njerëzorë. Politika për 22 vjet ka hapur plagë për të mos i mbyllur, qoftë dhe me pronën, pushtimin dhe rrëmbimin e sajë nga kjo sërë…
Etja, deri në pangopsi për të rrëmbyer e “kapërcyer“ ende Lumin tashmë dallgë rënë, për të përfituar pa mund e djersë, është Mëkati më i Madh në jetë, mban ende në bregun e tij, kontigjente edhe nga ata që nuk dinë as tabelën e shumzimit, dhe “not qeni”. Shetisin me kabrioleta, me timon nga krahu i djathtë dhe “bukuroshet” përpara, por dhe nga ata të kollarisurit, të veshur me pushtet që sodisin në breg edhe në ditët e sotme…
Rezultatet e këtij “sprindi” e renditën vendin tonë në shifra më të larta si ”modelin” më të keq të drogës, prostitucionit, dhe të korrupsionit! Atë kohë nuk ishte i formuluar me ligj droga, prostitucioni e korrupsioni, etj. Gjithkush është koshient se më “të shkathëtit” e kohës i shfrytëzuan këto “resurse”, vakumin ligjor në kapërcim të tranizionit shoqëror e politik të vendit, vunë një grusht para, e bën goxha “prokopi”, pushtuan terene, rrëmbyen pasuri dhe toka bregeti. “Toka i takon atij që e pushton“ ishte dhe mbetet ende aksioma e tyre. Ngritën vila dhe i legalizuan mbi pronën publike dhe të tjerëve. Një shprehje e popullit thotë: “Sa të matet i mënçuri, është sosur i marri”. “Të shkathëtit” e kohës e kishin spundon, doemos edhe nga politika e ditës dhe komunikimin me celular me ta. Dinakria e pushtetit, këtë kontigjent me kufzim intelekti i ndërsen, shfrytëzon, i keqëpërdor deri dhe i sakrifikon…
Nga kontigjenti i pasunarëve të pa shkollë dhe fluturues, e pa me nder b…në b… radhiten edhe pasanikët e kullarisur, dinak të politikës dhe të pushtetit të lidhur, krushqëzuar mes njeri-tjetrit. Të marrët e urës dhe dinakët e taksës janë në akord dhe në konflikt. Në akord për të mbrojtur interesat. Dhe në konflikt se do humbasin interesat.
Palët po mbajnë, madje do sakrifikojnë të mbajnë njera tjetrën edhe në pushtet: për të vjelë taksën e urës, për ti shpëtuar taksës së mëkatit!
Opinion i nënshkruar: Agim Jazaj
O miku im Agim , shkruaj per ndonje gje konkrete dhe me thjesht ; po shkruajte keshtu , here tjeter nuk te lexoj me !