Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pushteti vendor nuk mbledh dot të ardhurat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Pushteti vendor nuk mbledh dot të ardhurat
EkonomiLajm i fundit cicerr

Pushteti vendor nuk mbledh dot të ardhurat

anazapta
Published November 30, 2013
Share
SHARE

Reforma administrative që po diskutohet prej mëse një muaji pritet t’i japë një riformatim strukturave të pushtetit vendor. Ndoshta ky riformatim do të ndryshojë edhe mirë administrimin  në qeverisjen  e tyre, që  prej vitesh në shumë prej tyre qytetarët nuk kanë marrë shërbimet për të cilët dhe këto institucione ekzistojnë. Shumë prej tyre vazhdojnë të mos administrohen në mënyrë efikase, çka po reflektohet në treguesit e të ardhurave që ato arrijnë të mbledhin. Ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave nga pushteti vendor gjatë gjithë viteve të fundit, vjen si rrjedhojë jo vetëm e një manaxhimi jo të mirë, por dhe nga niveli i ulët i kapaciteteve njerëzore që kanë shumë nga këto njësi. Ekspertë të ekonomisë jo në pak raste kanë theksuar edhe idenë e mbledhjes së taksave vendore nga administrata qëndrore fiskale, ndërsa  njësitë vendore të përfitonin një përqindje të këtyre të të ardhurave. Gjithashtu është diskutuar edhe përqëndrimi në një strukturë të vetme të mbledhjes së tatimeve dhe taksave, çka pritet t’ia heqë këtë kompetencë njësive të qeverisjes vendore. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar për 10-mujorin, vihet re se të ardhurat nga pushteti vendor janë 9.5 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet kapin vlerën e 23.6 miliardë lekëve. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.

anazapta November 30, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?