Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, konfirmoi sot se do të mbajë seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë.
Një ditë më parë gjykata e Hagës bëri me dije se ka nisur hetimet për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Ukraina paditi në Hagë presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti Zelensky tha se vendi i tij ka paraqitur ankesë për gjenocid kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i gjyqtarëve një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.
j.l./ dita

Lironi luftetaret e Lirise UCK sherbetoret e djallit !