Pushtimi italian i Shqipërisë në karikaturat e medias së majtë të viteve ’30
Share
SHARE
Pushtimi italian i Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe njëkohësisht më fatkeqe në historinë e Shqipërisë.
Ai ndërthur në vetvete edhe një seri interesash që u luajtën në atë kohë në kurriz të një populli të vogël e të pambrojtur.
Nga studimi i shumë materialeve dhe artikujve të shtypit të kohës, ndjehet më së miri, sidomos në mediat e majta, një ndjenjë e dukshme refuzimi dhe revolte ndaj këtij hapi si dhe solidariteti me popullin shqiptar.
Një mjet për ta shprehur këtë ishin sigurisht edhe karikaturat, të cilat, përkrah përmbajtjes së teksteve të artikujve dhe fotove, paraqisnin në një mënyrë më eksplicite, thumbuese dhe artistike, synimet ekspansioniste dhe arrogancën e dy diktatorëve të kohës, Benito Musolini dhe Adolf Hitler.
Por edhe neglizhencën, bashkëpunimin në heshtje dhe pasojat e poltikave britanike, që u kishin bërë deri në atë kohë konçesione të mëdha Italisë dhe Gjermanisë duke viktimizuar popujt e vegjël.
Po sjellim për lexuesin e gazetës DITA, një përzgjedhje karikaturash me diçiturat dhe shpjegimin përkatës, përkrah disa fotove të përzgjedhura e të pabotuara më parë.
o.p. / dita
Karikaturë në mediat amerikano-latine, ku satirizohet roli negativ dhe neglizhenca britanike kundrejt hapave të Italisë.
Një karikaturë në shtypin e kohës, e cila satirizon pretendimet e ditëve të para të pushtuesve italianë ku thuhej se “Populli na priti me qetësi”.
Karikaturë në shtypin francez, e cila ironizon pretendimet italiane se kishin ardhur në qetësi dhe se ishte populli shqiptar që i kishte kërkuar.
Anonçimi i numrit të radhës në gazetën “L’Humanite”, 8 prill 1939, që i kushtohej në pjesën më të madhe Shqipërisë
Hartë e kohës që ilustron strategjinë e pushtimit italian të Shqipërisë
“Le Petit Parisiene”, 9.4.1939: Një tubim i mërgatës politike shqiptare në Paris (botohet për herë të parë)
Ish-lideri komunist francez, Justin Godard, flet në Paris, në një tubim solidarizues me popullin shqiptar, kundër pushtimit Italian. “Le Petit Parisiene”, 9.4.1939.
Karikaturë në ditët e para të pushtimit Italian të Shqipërisë. Në diçiturë shkruhet: “Dy këmbana që nuk dëgjohen” duke aluduar qartë për propagandën nazifashiste të kohës.
Luftëtarë shqiptarë duke pritur pushtimin (botohet për herë të parë) , marrë nga shtypi amerikano-latin