Pushuesi mbytet te “Uji i ftohtë”, 52-vjeçari kërkoi ndihmë por…

Gazeta Dita

Më datë 10.08.2017, rreth orës 15.40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja”, në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det.

Nga pushues të rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.

Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.

Nga verifikimi paraprak i policisë rezulton të jetë shtetasi L.B, 52 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *