Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Pussy Riot” një vit më vonë, historia
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > “Pussy Riot” një vit më vonë, historia
Bote

“Pussy Riot” një vit më vonë, historia

anazapta
Published February 24, 2013
Share
SHARE

Përgjatë një viti, mediat në mbarë botën i bënë jehonë kauzës së tre vajzave ruse që u dënuan nga  gjykata e Moskës vetëm se shqiptuan protestën e tyre kundër presidentit Putin brenda një kishe

Një vit më parë Nadezhda Tolokonikova (Nadja), Maria Aliokhina dhe Ekaterinë Samutseviç (Katja), tre anëtaret e grupit muzikor pank “Pussy Riot” u futën në katedralen e Moskës “Krishti Shpëtimtar”, për të bërë një lutje sipas stilit të tyre kundër presidentit rus.

“Nënë e Perëndisë dëboje Putinin! Të gjithë famulltarët zvarriten të përkulur/ Fantazma e lirisë është në qiell/ Homoseksualët dërgohen në Siberi me zinxhirë/ Por shefi i KGB-së është më i shenjti ndër të shenjtët/ Dërgon në burg këdo që proteston”, ky është përkthimi i një pjese të tekstit që apelon për largimin e Putinit nga pushteti. Vajzat u akuzuan se ofenduan ndjenjat fetare të rusëve edhe pse në këngën e tyre nuk ka asnjë përmbajtje antifetare. Lutja ndaj Virgjëreshës është në sensin metaforik. Objekti i protestës është presidenti rus dhe jo Kisha.

“E gjithë kjo histori u sajua nga mediat që na përshkruajnë si blasfemuese dhe huligane. Gjesti ynë u mor për një shprehje ateizmi militant dhe ky interpretim më dhemb”, shprehet Nadja.

12 muaj më vonë, Tolokonikova dhe Aliokhina ndodhen ende në burg, pasi u shpallën fajtore me akuzat e “huliganizmit dhe urrejtjes fetare”. Ndërsa, Samutseviç në arrest shtëpie  pohon: “Nuk kam asnjë pendesë për atë që bëmë”.

RUSSIA-COURT-RIGHTS-MUSIC

Jeta në burg

“Lutje pank” është titulli i këngës që u këndua brenda vendit të shenjtë dhe që i kushtoi dy vjet heqje lirie Nadjas dhe Marias. Ndërsa Katjas, tetorin e kaluar, dënimi me burg iu konvertua në arrest shtëpie. Nadja i kalon ditët duke qepur nga ora 6 e mëngjesit deri në 5 të pasdites. Policia ruse ka një nevojë të vazhdueshme për doreza dhe uniforma.

E përditshmja pro qeverisë “Izvestia” thotë se “imazhet e qëndrimit të vajzave në burg tregojnë se ato jetojnë në kushte normale dhe pa probleme. Maria Aliokhina qëndorn në një dhomë me 2 vajza të tjera, megjithëse dhoma është projektuar për 12 persona. I janë vënë në dispozicion një televizor dhe dush”. Praktikisht, sipas saj vajzat po bëjnë pushime, por në ndryshim nga ajo që mediat zyrtare duan që të besohet, Aliokhina është shprehur se “nevojat personale detyrohet t’i kryejë jashtë, nën syrin e të tjerëve”, por kjo nuk është asgjë sepse pas javëve të kaluara në këto kushte, Nadja përfundoi në spital në fijen e fundit të forcave për shkak të punës së detyruar.

“Problemi nuk është puna, por moslejimi i pushimit. I japin detyra për të zbatuar çdo orë të ditës dhe të natës”, thotë Katja për “Associated Press”. Ndërkohë, Maria bën një gabim të madh, sepse duke mos pasur një orë me alarm në qeli, i lejon vetes të mos zgjohet në orën 6 të mëngjesit, e si pasojë dënohet në dhomën e izolimit.

Të ‘rrezikshmet’ “Pussy Riot”, iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut për të denoncuar dhunimin e disa dispozitave të Konventës së të Drejtave të Njeriut, e cila duhet të garantojë: lirinë e shprehjes, të një gjykimi të drejtë dhe mosushtrimit të torturave. Vajzat pohojnë se të drejtat e tyre gjatë procesit në Moskë nuk janë respektuar. “Nëse nuk do të kishin thyer ligjin, tani do të ishin duke u marrë me punët e zakonshme të shtëpisë”, ishin fjalët e Putinit pas vendimit të gjykatës.

Nuk është rastësi që shumë personazhe të politikës dhe kulturës kanë mbështetur kauzën e vajzave. Sting, Madona, Ledi Gaga dhe Ioko Ono janë vetëm disa prej tyre. “Dy vjet burg sepse dhunuan rendin publik dhe fyen thellë besimin e kristianëve”, ishin fjalët e Marina Sirovës, gjykatëses që firmosi dënimin e tyre.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta February 24, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?