Putin dekreton ligjin anti-sanksione

Dita

Presidenti rus Vladimir Putin ka dekretuar së fundmi një ligj që i jep të drejtën vetes të ashpërsojë, madje edhe bllokojë marrëdhëniet me vendet e cilësuara si jo miqësore.

Ligji i cilësuar si një masë kundër sanksioneve, u miratua nga të dyja dhomat e parlamentit rus.

Vladimir Putinit, përmes këtyre ligjeve, i jepet gjithashtu e drejta të bllokojë importet e mallrave nga këto vende.

Ndonëse nuk përmendet asnjë shtet në paketën e re ligjore, analistët politikë e quajnë atë një lëvizje kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Uashingtoni miratoi në muajin prill sanksionet e fundit ndaj zyrtarëve të lartë rusë , ku mes tyre gjendeshin: Ministri i Brendshëm, ish-Kryeministri, si dhe sipërmarrës rusë që janë pranë presidentit Putin, të përfolur si oligarkë.

Marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-të, BE-në dhe vendeve të tjera aleate u përkeqësuan ndjeshëm pas dëbimit të më shumë se 140 diplomatëve rusë nga këto vende.

Vala e dëbimeve erdhi pas rastit Skripal, ish-agjentit rus i cili u helmua në Britaninë e Madhe, një vepër për të cilën akuzohet Moska.

Mes vendeve të rreshtuara kundër Rusisë ishte edhe Shqipëria, e cila dëboi dy diplomatë rusë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Marrezija jone: SHTET I VOGEL BEJME POLITIKE TE “madhe”:
    Kujtojme se na e di Europa per favor qe i beme bllokatre ekonomike Putinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *