Çmimi i gazit në Evropë regjistroi një rritje prej 34% përpara se të binte përsëri në 125 euro (+ 27%) për Mwh, pas vendimit të Vladimir Putin i cili njoftoi pagesën e furnizimeve vetëm në rubla dhe jo më në euro dhe dollarë për vendet e konsideruara “armiqësore”.
Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla.
Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.
Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi.
Putin tha se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi.
o.j/dita

Tashti ky Putini eshte i afte ne lojen e tije , na pelqen apo jo . I ka prekur nervin aty ku i dhemb kundershtareve te tije . Kujtoj ketu qe parimeve te demokracise , te drejtave te njeriut , liris se shtypit etj etj Europa u ve kryqin kur eshte fjala per lende te para , dhe krahe pune gati falas . Demokracia ne Rusi Kine , ne Katar , ne Arabine Sudite , Bangladesh apo gjetke , nuk egziston por kjo nuk ka rendesi kur fitohet ” lek i madh” . Fuqia e nje monedhe qendron tek kembyeshmeria e saje . Nese ke euro por nuk mund ti kembesh me nafte dhe lende te para atehere kjo monedhe çvlersohet. Duhet te gjesh monedhen qe shkon pra rubla, ajo ka vlere, ajo kembehet. Kjo eshte lufta e vertete per te cilen shqetesohet realisht perendimi . Me vjen keq per ukrainasit qe jane ndodhur ne mes te kesaj lufte.
Shume dakort per sa shkruani, por mos haroni se rreth 3/4 e deficitit monetar te ShBA – ve jane ne posedim te shteteve te tjera kryesisht te Azise dhe nje rrenje e ndjeshme e fuqise se dollarit, i rendon me shume keto shtete se Ameriken. Pra eshte nje thike me 2 presa.
Kurse Arabia Saudite ka deklaruar se do te dale nga Dollari dhe do pranoj pagesa ne Yuan Kinez per eksportet e Naftes. Mbajeni Dollarin dhe Euron per te zbukuruar muret, sepse se shpejti do kene vleren e letres higjenike.