Putin drejt kontrollit të planetit nëpërmjet “arit të zi”

anazapta

Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke krijuar një industri naftënxjerrëse gjigante kombëtare nëpërmjet kompanive publike që operojnë në vende të ndryshme. Kësisoj ai ka nisur zbatimin e planit të tij për të forcuar influencën ruse në botë përmes kontrollit të burimeve energjetike të shteteve të tjera 

Rusia e Vladimir Putin vazhdon avancimin në fushën e diplomacisë ndërkombëtare: një muaj më parë e detyroi Ukrainën, e cila i ka 30 miliardë dollarë borxh bankave moskovite dhe kompanisë ruse “Gazprom”, që të lidhej në një union doganor, pjesërisht përgjegjës për trazirat që po ndodhin tani në këtë shtet. Gjithashtu ka sjellë nën ndikimin e saj Kirgistanin dhe ka lidhur marrëveshje tregtare e partneriteti me Italinë dhe Norvegjinë.

Siri. Rusia firmos kontrata të reja për nxjerrjen e naftës në Damask

Regjimi i Bashar al Asad po e paguan me naftë mbështetjen e Rusisë në krizën ku është përfshirë. Moska ka interesa strategjikë në Siri dhe këtë e ka treguar duke dalë kundër Perëndimit që ishte vetëm një hap larg sulmimit të Damaskut. Përveç furnizimit me armë dhe pjesë të tjera për pajisjet e luftës, së shpejti prania ushtarake ruse në bazën e Tartus  do të shtohet me vendosjen e impianteve të reja për nxjerrjen e naftës. Më 25 dhjetor u firmos në Damask marrëveshja e mbiquajtur “Amrit” me kompaninë ruse “Soyuzneftegaz” për nxjerrjen e naftës nga ujërat territoriale siriane, në një hapësirë detare prej 2.190 km katrorë.

Ministri sirian i Naftës, Sleiman al-Abbas, deklaroi se arritja e një akordi të tillë në këtë fazë të vështirë për vendin, përfaqëson një sfidë të madhe dhe është pjesë e operacioneve të ngjashme të vëna në zbatim tashmë, ku kompani ruse vazhdojnë të punojnë me kompanitë siriane për nxjerrjen e hidrokarbureve, pavarësisht konfliktit civil që vazhdon nga viti 2011.

Ambasadori rus në Siri, Azamat Kulmuhametov, pohoi se kjo kontratë është provë e marrëdhënieve të forta ekonomike midis Sirisë dhe Rusisë. Kështu shtrihet edhe më tej prezenca e Rusisë në Mesdhe: përveç bashkëpunimeve me Sirinë, Moska ka nisur ndërtimin e një baze ushtarake në Aleksandri (Egjipt), vend në të cilin po eksporton armë duke lënë mënjanë ndikimin e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

Rusia “zgjat duart” mbi naftën karaibiane nëpërmjet faljes të super-borxhit Kubës

Më pak se një muaj më parë Rusia firmosi me Kubën një akord që parashikon anulimin e 92% të borxhit dhe i hap rrugën investimeve dhe raporteve tregtare. Ishulli karaibian i Fidel Kastros i detyrohej Bashkimit Sovjetik plot 32 miliardë dollarë. Tani Havana do t’i kthejë vetëm një të dhjetën e shifrës (pra 3 miliardë dollarë), që megjithatë përbëjnë  një sforco jo të vogël për ekonominë e vendit.  Jo të paktë janë ata që shohin se pas “bujarisë” së Moskës, fshihet mundësia që Rusia të vërë duart mbi depozitat e naftës kubane, jo rastësisht te eksploruara nga kompania ruse “Zarubezhneft”.

 “Rosneft” një ndër asat nën mëngë të presidentit rus

“Rosneft”, që në vitet 2000 u kthye në industrinë më të madhe naftënxjerrëse ruse pas blerjes në ankand të aktiviteteve të “Yukos” së Mikhail Khodorkovskit, u shpall si kompania më e madhe e naftës në botë në mars të 2013-s, me një prodhim prej 4 milionë fuçish në ditë. Administratori i deleguar i kësaj kompanie publike, Igor Sechin (aleat i ngushtë i presidentit Putin) zhvilloi një takim zyrtar në Tokio me presidentin  e shoqërisë japoneze “Inpex”,  Toshiaki Kitamura. Të dy firmosën një kontratë për forcimin dhe bashkëpunimin në lidhje me depozitat e  naftës në platformat e Detit Okhotsk, rezervat e të cilit janë vlerësuar me rreth 3.4 miliardë fuçi.

“Rosneft” operon po ashtu në Arktik dhe  Detin e Zi. “Nuk kemi asnjë qëllim që të ndalemi”, shpjegoi Sechin, i cili, në  prani të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, firmosi një kontratë bashkëpunimi me shoqërinë “PDVSA”, për nxjerrjen e rezervave të reja të hidrokarbureve nga lumi Orinoco që kalon nëpër Venezuelë./D.Gjuzi

Share This Article
4 Comments
  • eshte fatkeqsi e madhe per vendet qe varen nga gazi rus, ndersa per personin ne foto mund te them se eshte nje – grand figlio di putana

  • Perse o Golden ki non sono grandi figli di putana!!!! Mir ju a ban e fen ju a lun atyre qe kan krijuar monopolin absolut e tash po kerkoj jo naft ma,se ate e kan, por duam gjak se u kthyen ne vampira te pa ngopur ! Cdo prapesi e poshtersi jan ata “figli di putana” qe e kurdisin neper bot !(e nuk besoj se ka nevoj tju vej emrat) Nuk jam aspak filo rus e as filo Putin e makar te kish edhe ca te tjer si ky kjo bot, e un edhe me dreqin do isha vec tju ver kufi pak ktyre hienave te pangopur qe po duan te skllaverojn gjith ruzullin me parat qe kan! Spo lejn rehat asnje popull te gezoj pasurit e veta dhe zjarrin ndezin kudo e na mashtrojn gjoja se duan lirin e demokracin e tyre ! Nuk ja vlen te bej “moral” me historira qe duken e dien po te kesh pak mend te mos hash brockulla …….

  • Krejt ndrysh po planifikohet administrimi botes.Rusia po ben nje politike afatgjate perfituese.Putin nje politikan i jashzakonshem i vendit te vet.Cari modern i Rusise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *