Agjensitë e lajmeve ruse raportojnë se presidenti Putin ka firmosur ligjin, i cili do hyjë në fuqi në nëntor, që bën të mundur krijimin e një rrjeti interneti kombëtar.
Sipas dokumentave të bërë publike në portalin e qeverisë, rrjeti do të operojë në mënyrë të pavarur nga rrjetet ndërkombëtare. Ligji i ri ka për qëllim të mbrojë Rusinë nga kufizimet virtuale të imponuara nga fuqitë e huaja dhe të krijojë një internet vendas të sigurt dhe tërësisht funksional – shkruan Dita.
Sipas ligjit, rrjeti i internetit rus do të krijohet dhe monitorohet nga agjensia e telekomit vendas, Roskomnadzor, një prej detyrave të cilit është garantimi i shërbimit të komunikimit në Rusi, në situata të jashtëzakonshme. Gjatë këtyre situatave, agjensisë i është dhënë autoriteti të ndërpresë trafikun e jashtëm, duke krijuar kështu një rrjet tërësisht rus.
Për më tepër, informacioni nga organet qeveritare dhe shtetërore do të jetë i koduar për të qenë i mbrojtur, bëjnë më dije agjensitë e lajmeve ruse.
Ekspertët e konsiderojnë krijimin e internetit të pavarur nga Rusia si një hap tjetër drejt rritjes sëçensurës në vend dhe shtimit të kontrollit mbi informacionin që hyn e del nga vendi.
Kjo vjen pasi ligjvënësit rusë po përgatiten të aprovojnë projekt-ligjin që kufizon lirinëe shprehjes në internet, duke parashikuar ndëshkime deri në burgosje për ofendim të qeverisë apo shpërndarjen e lajmeve të rreme (fake neës).
Edhe programe komunikimi vendase kanë qenë ‘pre’ e presionit në rritje mbi botën virtuale,në Rusi. Vitin e shkuar, aplikacioni Telegram vendas u ndalua, sepse mesazhet e tij ishin të koduara – raporton Dita.
e.ll. / dita

Te beheshin me ligjekeetopune
Perderisa kane shinat hekurudhore ndryshe, pse Jo dhe interneti?
Mund ta quani Intranet se Internet nuk është më. Përdoruesit do kenë qasje vetëm në website të krijuara nga rusët.