Putin fton Kim Jong Un në Rusi, arsyeja…

Dita

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin koreano-verior Kim Jong un, për të marrë pjesë në një forum global që po mbahet në Rusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Dmitry Peskov i tha gazetarëve në Moskë se, Presidenti Putin ia ka dërguar ftesën Kim Jong un-it përmes Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrovit, në vizitën e këtij të fundit në Phenian.

Zëdhënësi rus tha se Putin e kishte ftuar udhëheqësin koreano-verior të merrte pjesë në Forumin Ekonomik të vendeve të Lindjes së Largët. Ky forum është në plan të mbahet në qytetin port Vladivostok në muajin shtator.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *