Putin është gati të njohë Kosovën! Kështu shkruan gazeta “Blic” e Beogradit, që paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës.
“Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë, më shumë shtet e ka bërë Europa sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”, shkruan gazeta serbe.
E përditshmja e Beogradit shkon më tej, duke pohuar se Europa ka kontribuar më shumë për Serbinë: “Po të mos ishin investimet europiane, ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm në 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa hap çdo ditë fabrika të reja, duke punësuar serbë të shumtë”.
Politologu Cvetiçanin thekson për Blic-in se Putin, në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë, ka thënë se “unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam President i Rusisë”.
Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç, shprehet se në politikë zbatohen ligjet e interesit.
“Blic” pretendon se ka mësuar se Rusia mund t’i bëjë lëshim Amerikës për Kosovën, në këmbim të Krimesë apo çështjeve të tjera botërore.

Putini njeh Kosoven ? Mezi po presom te shohim cmimin qe duhet paguar per kete vendim ?
Ky eshte ndryshimi i madh. Europa 5 miliard ne Serbi dhe disa qindra milione ne Shqiperi. Shqiperia e lene ne mes te rruges. Edi Rama i varfer perpiqet me te gjitha mundesite te sjelle investime por asnje nuk afrohet. Ndryshimi nga Serbia, ka emra myslimane. Edhe pse shqiptaret me gjokset e tyre e shpetuan Europen ne 1450 nga pushtimi otoman.
Putinit iu sos durimi. Deri tani priti te hyje ne Kosove nepermjet Serbise. Si duket e ka marre kalane nga brenda, d.m.th. e ka regulluar direkt me Kosovaret.
P-utin : ndiqë rrugën e Stalinit në mardhanje me Serbinë ! Bënë njohjen e Kosovës ,kjo do t’ju nderoi si kombë virtual me shpirtë të madhë..
Buzeqeshja e Vuçiçit drejtuar Putinit!
Pse kaq i pa meshirshem per Serbine,tavarishqi Putin.
Evropa ka po permbytet nga emigrantet Arab muskiman ndersa keta thone nuk na duan se jemi musliman
Vucic priti senatoret Amerikane dhe Serbet po ashtu si Greket luajne me dy porta dhe jane njeher Dashnorja e Perendimit dge Gruaja e Lindjes. Rusua e mori vesh kete dhe do ja fus Serbit. Rusia gjithmone e ka ndihmuar Serbine por Serbia ja ka futur thiken pas Shpine. Vete Stakini ka deklaruar qe Serbet jane qen te pabese. Shqiptaret kane poziten me re favorshme gjeografike dhe dalje ne det dhe po te ishin re zgjuar luanin dhe me Perendimin dhe me Lindjen qe te perfitonin por jane bere thjesht Koloni Amerikane dhe kosh plehrash.