Paralajmërimi i Putin: Gjobë ose burg për ata që e krahasojnë Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste

Amelda Amelda

Deri në 2 mijë rubla ose 15 ditë arrest për qytetarët e thjeshtë dhe 5 mijë e 20 mijë rubla gjobë dhe pezullim nga gjashtë muaj në një vit për zyrtarët publikë, si dhe 50 mijë rubla për fondacionet dhe shoqatat.

Këto janë gjobat e urdhëruara nga presidenti rus Putin për ata që krahasojnë ish Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste.

Një masë që forcon linjën nacionaliste të udhëheqjes së tij, ndërkohë që veprimet e forcave ruse në Ukrainë krahasohen në Perëndim me ato të trupave naziste.

Periudha sovjetike është ajo që pa zgjerimin më të madh të fuqisë ruse dhe për këtë arsye shihet si pozitive nga shumë rusë.

 

Share This Article
8 Comments
  • BRSS dha 25 Milon njerëz për mposhtjen e nazifashizmit dhe çlirimin e Europes!?Ne , brezi që mori pjesë në epopen e lavdishme të luftës Nac.Cl.ndjehemi krenar që vendi ynë u rreshtua përkrah fitimtarëve në luften e dytë botërore , duke i dhënë kësaj luftë 28 mijë dëshmorë!?

  • Zhvillimet e 30 viteve të fundit në vëndet ish-socialiste, të imponuara nga Perëndimi kapitalist (me në krye ShBA) -fitues mbi To, kanë pasur një karakteristikë të përbashkët : mohimin e çdo vlerë të Luftës kundër nazifashizmit dhe të Socializmit në këto vënde, si edhe përfshirjen e tyre në NATO.
    I vetmi vënd ish socialist që ka kundërshtuar këtë është Federata Ruse. Ndaj edhe është parë dhe vazhdon të shihet nga Perëndimi me në krye ShBA si “non grata”.
    Me vendimin e fundit ( si më sipër), bëhet e qartë se Federata Ruse nuk pranon të nënshtrohet. Qëndrimi ndaj Luftës së Dytë Botërore është një nga arsyet që Rusia ka renditur në konfliktin Rusi – Perëndim në fushëbetejën e Ukrainës.

  • Me 27 gusht 1939 ne Moske ne prezencen e STALINIT u firmos MARREVESHTJA Politiko-Ushtarake ndermmjet ministrit te jashtem te Hitlerit Joachim von Ribbentrop dhe ministrit te jashtem sovjetik Vjačeslav Molotov.
    Ne baze te kesaj marreveshtje Hitleri poushtoi Polonine prendimore (gjysmen e Polonise) dhe disa vende te tjera, ndersa Stalini pushtoi gjysen tejetr te Polonise dhe disa vende te tjera. Kjo marreveshtje zgjate per gati tre vite.
    https://it.wikipedia.org/wiki/Patto_Molotov-Ribbentrop

    Pse mos te jene Bashkimi Sovjetik njilloj si Gjermania hitleriane?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *