“Putin i gatshëm të takohet me Trump”

Leda Hysa

 

Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të pranojë ftesën e Presidentit amerikan Donald Trump për t’u takuar në Uashington.

“Ne udhëhiqemi nga fakti që presidenti amerikan në një bisedë telefonike, që tashmë është një fakt i njohur dhe nuk përbën sekret, bëri një ftesë të tillë dhe tha se do të ishte i lumtur të takonte zotin Putin në Shtëpinë e Bardhë“, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus shtoi se Trump disa herë iu kthye temës lidhur me ftesën gjatë telefonatës me Putin dhe i tha atij se do të ishte i lumtur t’i kthente vizitën në Rusi.

Më parë dy presidentët patën rënë dakord për një takim të mundshëm në Uashington.

Më 20 Mars presidenti Trump i telefonoi presidentit Putin për ta përgëzuar për fitoren në zgjedhjet presidenciale ruse.

Në njoftimet lidhur me bisedën, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thanë se dy presidentët diskutuan mundësinë e një takimi mes tyre.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *