Putin i hapur për takim me presidentin ukrainas

Edona Llukacaj

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ai është i hapur për bisedime me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës.

I pyetur se pse ai nuk e përgëzoi komedianin Volodimir Zelenskiy kur mori detyrën si president muajin e kaluar, Putini tha se arsyet ishin deklaratat e Zelenskiy, në të cilat ai e ka quajtur Rusinë agresore.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia si dhe mbështetja që Moska i ofron kryengritjes separatiste në Ukrainën lindore.

Duke iu referuar jo pa ironi faktit që presidenti ukrainas më përpara ka luajtur rolin e një presidenti, Putini tha se Zelenskiy ishte një aktor i talentuar, por vuri në dukje se ekziston një dallim në mes aktrimit dhe realitetit.

Ai e zbuti deklaratën duke shtuar se Zelenskiy mund të ketë “copën” e një udhëheqësi dhe tha se ai ishte i hapur për një takim me udhëheqësin e ri të Ukrainës, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *