Presidenti i SHBA-ve dhe i Rusisë nuk janë takuar që prej nëntorit të kaluar, pavarësisht se kanë folur me telefon të pakën tre herë në muaj që prej atëherë.
Por, Barak Obama dhe Vladimir Putin do të takohen të hënën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se takimi është kërkuar nga Putin për të diskutuar për çështjen e Ukrainës dhe Sirisë dhe Obama ka pranuar.
