Zbardhen detaje nga biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Putin i tha Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi dhe statusi neutral i saj – do të arrihen në çdo rast.
Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte që Moska të shtonte më shumë listën e kërkesave, raporton financialpost.
