Putin i vë vulën: Kundër birësimeve të fëmijëve rusë në SHBA

anazapta

Vladimir Putin do të firmosë ligjin që ndalon adoptimin e fëmijëve rusë në SHBA. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti rus, i cili ka theksuar se nuk “shoh asnjë arsye për të cilën duhet ta firmos”.

Nisma ligjore është aprovuar në të dyja dhomat e Parlamentit rus dhe është përgjigjja e Moskës ndaj SHBA-së për të ashtuquajturën “lista Magnitski”.

Masa e ndërmarrë nga amerikanët u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë rusëve të përfshirë në vdekjen në burg të avokatit  Sergei Magnitski.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *