Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.
“Është vendosur një dialog përmbajtjesor dypalësh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme po sjell rezultate të mira. Jam i sigurt se zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllezër dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”, thuhet në urimin e Putinit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Letra e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.
Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për të pushtuar Ukrainën dhe SHBA-ja ka thënë se sulmi mund të nisë “në çdo moment”.
Rusia mohon se ka plane për pushtim, pavarësisht grumbullimit të mbi 100,000 ushtarëve dhe stërvitjeve ushtarake në kufijtë me Ukrainën.
Shteti rus ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.
SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat ruse për zgjerimin, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës.
Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe zyrtarët e saj vazhdimisht përsërisin se nuk do të heqin dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak.
Pavarësisht kritikave nga Brukseli, Serbia ka rritur bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak me Rusinë ndërkohë që paradoksalisht bën thirrje për Ballkan të hapur.
Vuçiç dhe Putin janë takuar për herë të fundit në Soçi të Rusisë, më 25 nëntor, 2021, kur kanë diskutuar për çështjen e furnizimit me gaz në Serbi me çmim preferencial, situatën me Kosovën dhe çështje të tjera dypalëshe.
a.m/dita

Kush e zbuloj ate leter te Putinit ?kur kjo teori nuk e esht e re por ekziston me shekuj qe ata ndihmojne njeri tjetrin,por kush na ndihmon neve askush,neve jemi jetimat e Botes.
Amerika. Europa nuk na do
Putin eshte vegel e Kultit Luciferian, ashtu si dhe Biden e kompani. Kush e ka ne pronesi Banken Qendrore te Rusise? Te njejtit ata qe kane ne pronesi dhe Federal Reserve ( Banken Qendrore Amerikane } si dhe ECB ( Banken Qendrore Europiane ). Po edhe c’do Banke tjeter qendrore ne Bote. Dhe kush pret parane, blen kedo gjithekund.
Mos u shtrengoni shume. Rendesi ka te kuptoni qe manaxhohen nga e njejta dore qe do te perdore c’do gje per te arritur qellimin final te Diktatures Globale dhe rendit te ri Luciferian. Ketu perfshihen edhe Luftrat, natyrisht. Ku i gjeti parate Putin? Po te tjetret me radhe? Nuk kane punuar as edhe nje dite ne jeten e tyre.
Shijojeni Pokerin Global, por merrni dhe masat per me te keqen, sepse ketu kemi te bejme me Sataniste qe e kane ne gjak shkaterrimin dhe gjenocidin drejt axhendes se pronareve.
Po e kuptuat kete me siper dhe po u zgjuat, nuk ka me shans qe te manipuloheni dhe tu zere prape gjumi. Por qe ta kuptoni, duhet te fshihni nga truri gjithcka qe dini nga programimi qe kur lindet.