Vladimir Putin ka thënë se “operacioni ushtarak” i Rusisë do të ndalet vetëm nëse Ukraina “ndalon së luftuari” dhe nëse kërkesat e Rusisë përmbushen.
Ai shpreson se negociatorët ukrainas do të marrin një “qasje më konstruktive dhe do të marrin parasysh realitetin”, tha një zëdhënës i Kremlinit, raporton Skynews.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Putin tha se çdo përpjekje për të tërhequr procesin e negociatave do të dështojë.
Ata shtuan se Putin tha gjithashtu se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë “po shkon sipas planit”.
Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Ukrainës, Odessa.
“Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik”, tha ai.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Herson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer.
Терміново! pic.twitter.com/P99C5UJlte
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 6, 2022
j.l./ dita

Volodymyr Z-ja nuk del dot te shpalle neutralitetin e Ukraines, qe do sillte fundin e kesaj lufte ( E ka te ndaluar nga NATO).
Putan, monster e ndyre do ta pesosh keq…i shkon tjetrit ne shtepi i ve dhe kushte…
HITLER
KGB
VRASTAR
Nuk ka emer per ty o PSIKO
Zelensky presidenti legjendar i cili per 10 dite ka vrare 10 mije ushtare rus. Dhe pianos i bie me penis
Lufta ka mbaruar Fituan herojte e Ukraines!