Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ndërsa delegacioni ukrainas dhe ai rus u takuan në Bjellorusi për raundin e dytë të negociatave, Vladimir Putin tha se nuk do të tërhiqet pas.
Ai u shpreh se ukrainasit dhe rusët janë i njëjti popull dhe se askush nuk mund të kërcënojë Rusinë.
Putin tha gjithashtu se në Ukrainë janë futur mercenarë të huaj, të cilët po përdorin civilët si mburoje.
o.j/dita
