Putin: Moska mbështet rifillimin e dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve

redaktor

Moska mbështet rifillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, disa javë para vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në shtetin hebre.

“Rusia vazhdon të mbështesë rifillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë mes izrealitëve dhe palestinezëve”, konfirmoi Putin në përfundim të një takimi me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në vizitë në Sotchi, në jug të Rusisë.

“Bashkëjetesa paqësore e dy shteteve, Izraelit dhe palestinezëve, është një kusht paraprak për çdo siguri të vërtetë dhe stabilitet në rajon”, nënvizoi ai.

“Abbas theksoi nga ana e tij se i vlerësonte përpjekjet e Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe kontributin për riforcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”, sipas agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti”.

“Ai përshëndeti gjithashtu vullnetin e presidentit Trump, i cili po kërkon të gjejë një zgjidhje për konfliktin”, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *