Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë në Iran, ku do të bisedojë me udhëheqësit vendas në lidhje me krizën në Siri.
Putini ka arritur sot në Teheran për të marrë pjesë në samitin e vendeve eksportuese të gazit dhe pritet të takohet me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe me presidentin, Hassan Rohani.
Rusia dhe Irani janë mbështetësit kryesorë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, vend i cili është rrënuar nga lufta prej 4 vitesh, duke lënë pas mbi 100 mijë të vdekur.
Komuniteti ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Assadi të largohet nga pushteti dhe të nisë tranzicioni politik atje, por Rusia nga ana tjetër nuk e pranon këtë kusht. Rusia e ka mbrojtur Sirinë nga sanksionet ndërkombëtare, duke vënë veto në OKB. /Dita/
