Presidenti rus u takua me Presidentin turk për të diskutuar çështjet energjetike dhe tregtare mes dy vendeve, që pavarësisht divergjencave për krizën në Siri dhe në Ukrainë janë të vendosur të forcojnë bashkëpunimin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vizitoi dje Ankaranë, ku u takua me homologun e tij turk Reccep Tayyip Erdogan, për të diskutuar mënyrat e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik. Putin zbriti në Ankara në orën 12:00 sipas orës lokale, i shoqëruar nga 10 ministra të kabinetit të tij për takimin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes Turqisë dhe Rusisë. Para mbërritjes në pallatin presidencial për t’u takuar me Erdogan, Putin bëri nderime për liderin themelues të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk në mauzoleun Anitkabir në Ankara. Putin la një kurorë me karafila të kuq dhe të bardhë në varrin e Ataturkut dhe pastaj u drejtua në një dhomë të veçantë për të shkruar në Librin Memorial të Ataturkut në rusisht. Të gjitha bisedat u realizuan në kryeqytetin turk, Ankara, ku pallati presidencial vazhdon të jetë burim diskutimesh për shkak të luksit dhe kostos së lartë të tij. Pas Papa Françeskut, Vladimir Putin bëhet kreu i dytë i një shteti që shkel super pallatin prej 1000 dhomash dhe një kosto zyrtare prej 492 milionë euro.
Ndërkohë që qeveria turke mbështet fuqishëm Ushtrinë e Lirë siriane, Rusia është një nga sponsorët më të mëdhenj ndërkombëtar të regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad. Rusia dhe Turqia gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në Ukrainë dhe ishullin e ndarë të Qipros, por këto dallime nuk kanë penguar që marrëdhëniet dypalëshe të tregtisë të forcohen gjatë këtyre viteve të fundit, duke arritur në 2013-ën një shumë prej 32 miliardë dollarësh.
Të dy qeveritë kanë vendosur si objektiv të rrisin tregtinë dypalëshe deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe Moska ka inkurajuar kompanitë turke të përfitojnë nga sanksionet ekonomike të Bashkimi Europian për të përmirësuar pozitën e tyre në tregun rus. “Shpresoj të jemi në gjendje që të rrisim tregtinë dhe të përmirësojmë cilësinë e bashkëpunimit në investime për të mirën e popujve tanë. Ne kemi rënë dakord tashmë me Erdoganin për të rritur tregtinë dypalëshe deri në 100 miliardë dollarë”, tha Putin në një intervistë me agjencinë turke Anadolu.
Në fakt Moska dhe Ankaraja gjatë pasdites nënshkruan një memorandum për ndërtimin e një gazsjellësi nënujor që do të transportojë 63 miliardë metër kub gaz në vit që nga Rusia. Siç shpjegoi kreu i Gazprom Alexei Miller, nga ky vëllim Turqia do të marrë 14 miliardë metër kub dhe pjesa tjetër do të transportohet përmes këtij vendi në tregje të tjera.
Gjithashtu Turqia do të kërkojë mënyra për të përmirësuar eksportet bujqësore në Rusi. Kompania shtetërore ruse, Rosatom, do të jetë përgjegjësja për ndërtimin e centralit të parë bërthamor turk që do të fillojë në 2016-ën në provincën jugore të Mersinit, me një kosto prej 22 miliardë eurosh dhe pritet të jetë në funksion në 2020-ën.

VETE “PROVOKIMI” QE PERENDIMI I BEN PUTINIT ESHTE I PAVEND DHE TREGON SE PERENDIMI NUK E KA GJETUR AKOMA MENYREN PER TE DALE NGA KRIZA.
O bEN PO KUJT I THUA KRIZE TI ORE?E KE IDENE SE CFARE ESHTE KRIZE DHE KUSH JANE SHTETET QE JANE NE KRIZEN EKONOMIKE ME TE MADHE ?GJITHE PERENDIMI QE TI THUA ESHTE NE KRIZE O ZOTERI ,MOS SHIKO REKLAMAT E SISTEMIT KAPITALIST POR KY ESHTE NJE KALA I NDERTUAR NE RERE O MIK ,E DI SE SA JANE NE BORXH SHTETET E PERPARUARA TE PERENDIMIT ??KUR TA MESOSH DO LUTESHE QE ENVERI TE ISHTE GJALLE AKOMA SE DO ISHIM NGA VENDET ME TE ZHVILLUARA TE RAJONIT NE KETE MOMENT (DUKE MOS MARRE PARASYSH BOJKOTIN E HUAJ DHE TE TRADHETAREVE TE POPULLIT DHE TE ATDHEUT).
http://www.economist.com/content/global_debt_clock
Mark . uk ik o pirdhu .
Or ti shoq qe paske ni Emen shume Fisnik , si ai miku jem qe jeton ne
UK [ INGLITER ]
Sa te kena DHITE ne mal ,nuk na i nin per kapitalizem ,
Kjo Kriza asht emen njeriu ,
apo ç’ka ?
Na ruhena prej Ukut , e jo prej Kapitalizmit ene Krizes.
Mos na i kaj Hallin ne , se tana te mirat na ka prunen Skenderbeu
sali birisha