Presidenti Vladimir Putin mbërriti sot në Krime ku pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit rus pas përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe Kievit në gadishullin e aneksuar prej saj, bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.
Kohëzgjatja e vizitës së presidentit rus në Krime, e pesta në radhë prej aneksimit i cilësuar i jashtëligjshëm nga ana e perëndimorëve të gadishullit në marsin e 2014, nuk bëhet ende e ditur.
“Vladimir Putin do të kryesojë në Krime një takim të Këshillit të Sigurimit dhe më pas do të marrë pjesë në një forum kushtuar rinisë ruse”, njoftuan agjencitë e lajmeve ndërsa Rusia akuzon Ukrainën për destabilizimin e Krimesë dhe orkestrimin e “akteve terroriste”.
Prej një jave, Krimeja është në qendër të rritjes së tensioneve në mënyrë të papritur midis Ukrainës dhe Rusisë.
