Putin nuk e beson, Vuçiç e pyet i zhgënjyer: Pse?

Ornela

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç doli në një konferencë për shtyp ku me tone zhgënjyese tha se Serbia kishte siguruar prova të shumëfishta të aktivitetit të spiunëve rusë në Beograd dhe ngriti një pyetje në drejtim të Moskës: Pse?

“Kemi foto dhe regjistrime video dhe audio të kontakteve të Kleban (diplomati rus Gergiy) Kleban me anëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë”, deklaroi Presidenti serb.

Greorgiy Kleban nuk ndodhet më në Serbi dhe është e paqartë se kur është larguar ai, ndërkohë që një nga takimet e përgjuara mes tij dhe pjesëtarëve të ushtrisë serbe ka ndodhur më 24 dhjetor të 2018.

Vuçiç tha se shërbimet serbe të sigurisë kanë identifikuar tre kontakte të dyshimta të Kleban, që në 10 raste mendohet se u ka dhënë para të thata anëtarëve të ushtrisë serbe.

Skandali në fjalë e vendos në një situatë të sikletshme Aleksandër Vuçiçin, një ultranacionalist i shndërruar në konservator që u ka premtuar dhe premton serbëve afrim të mëtejshëm me Rusinë. Për këtë arsye ai tha se shpreson që Presidenti rus, Vladimir Putin të mos ketë qenë në dijeni të këtij operacioni spiunimi.

Vuçiç falenderoi mbështetjen ruse duke mos njohur Kosovën dhe thotë se vetëm pyetjen “Pse?” i ka adresuar ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, kur u takua me të të enjten në mëngjes.

Ambasadori rus në Beograd minimizoi incidentin. Ai tha se nuk ka asnjë skandal që mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga Moska deri më tani ka reaguar zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. Ai ka deklaruar se mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur, por foli me siguri se çfarëdo që të jetë nuk do të dëmtojë marrëdhëniet mes Moskës dhe aleatit të saj të ngushtë në Ballkan.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • “Për këtë arsye ai tha se shpreson që Presidenti rus, Vladimir Putin të mos ketë qenë në dijeni të këtij operacioni spiunimi.”
    ëëëëëëë??
    lëvizje taktike vuçi??
    se që ti je i sigurtë që është me urdhërin e putanës!?
    për këtë jam i sigurtë!!
    por si duken bathët ti po i thua putanës”mos më bëj grusht shteti se unë jam me ty”!
    o vuç bëja si ja bënë malazezt!arrestoi dhe futi brënda të tutë dhe përzi rusët!!ata nuk ja kanë me të drejtë dhe rracës së tyre e jo më juve!!mos e rrej veten o debil se do ta hash si e kanë ngrënë gjithë të tjerët!!
    shih e ndërto jetën me ata që ke pranë!!do apo nuk do ti të gjithë këtu do të rrojmë!!më mirë të rrojmë si njerëz e jo si kafshë duke shqyer njëri tjetrin!!

    • Ceno, shtetet e medha i kane shtetet e voglia si gogla dhe lozin me to si me goglat. Mbajne ne ajer gjithnje me shume se dy gogla, qe kur bie njera padashur lojen e vazhdon tjetra.

      • gjithnjë ka qënë,është e do të jetë!!
        nëse mendohet se je mik i një të madhi!?ke marrë fund a nuk të punon truri fare!!
        gjithnjë sakrifikohet gjëja më e vogël!!
        nëse sërbët e mendojnë se janë rusët miq të tyre dhe se do të heyjnë në konflikt me të tjerët për sërbinë!?kanë marrë fund!!
        e njëjta gjë për ne!!përsa kohë je brënda zonës jetike të dikujt!?
        për aq kohë ke mbrojtje!!
        dole!?harroje!!
        në këtë moment sërbija është jashtë zonës së influencës ruse,prandaj vetgënjehet për miqsinë me rusët!!
        shitjet e armëve dhe mosnjohja e kosovës nuk janë asnjë lloj fakti për miqësi me rusinë!!
        armët po ti paguanim na i sillnin dhe neve me shumicë!!paguaj merr!mosnjohja e kosovës!?nuk ka asnjë lloj investimi!pra nuk harxhohet asgjë për të mos e njohur!!
        prandaj ne si ballakanas duhet të shikojmë e të merremi vesh mes njëri tjetrit!!të fillojmë një herë të jemi me të vërtetë europianë dhe jo ballkanas grindavec!!
        ka shumë më tepër mundësi të takojmë alienë këta 50 vitet e ardhëshme se sa të merremi vesh me njëri tjetrin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *