Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, mëngjesin e së shtunës.
Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare, bëri me dije Kremlini përmes një deklarate.
Ai u shpreh se ishte gati të kërkonte mënyra të tjera për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës, shkruan BBC.
“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë atë të drithërave në Ukrainë nga portet e Detit të Zi”, është shprehur Putin.
Ndër të tjera, Putin ka konfirmuar gjatë bisedës se Moska është e gatshme të rinisë negociatat me Kievin.
o.j/dita

Ore boll me paralajmerie ata jane pjesmarres ne konflikt dhe trajtoji si kundershtare……
Kujdes se mos u hedh ate “gjylen” Satan….
Pa financimin e Perendimit,Rusia vdes.
Seriozisht e ke ti XXXL?
Se mos na hedh edhe ne shqipëtarëve atë Satanain se i çmëndur është Hitleri Putin dhe ku do t’ më futesh ti o XXXL bashk me ne?
Mirë Putini është i çmëndur por si shpjegohet që ka edhe në Bathorre nga ata që mbështesin Putinin që për ditë kërcënon planetin me zhdukjen e jetës së gjallë me Satnat e tij bërthamorë …….pse …..,
se nuk e lenë që të vras ukrainasit dhe të pushtoj Ukrainën që të grabis pasuritë e vëndit, grurin, centralet bërthamorë……. madje dhe….. hekurat e ndryshkur për skrap dhe ukrainasit të jenë skllevër e të punojnë për oligarkët e tij se janë fukarenjë të shkretët.
Mos vërtet ka shqipëtarë që janë rekrutuar si agjentë të zbulimit rus dhe kan depërtuar edhe në këtë faqe të Ditës për diversion në favor të të marrosurit nga ideja e Rajhut të tretë rus dhe si Hitleri dikur do ti ver flakën globit në një luftë të tretë dhe të fundit botërore duke shëndrruar planetin Tokë në planet të kuq si Marsi?