Putin: Rusia po hyn në një fazë të re të rritjes ekonomike

Elton Tafaruci

Ekonomia ruse po hyn në një fazë të re të rritjes ekonomike që tashmë duhet të përforcohet me masa që favorizojnë investimet, deklaroi sot Vladimir Putin, në prani të biznesmenëve rusë dhe të huaj.

Rusia është e hapur për bashkëpunim, për realizimin e projekteve të përbashkëta në favor të gjithëve”, deklaroi presidenti rus në një fjalim gjatë Forumit ekonomik në Shën Petërburg (veri-perëndim), duke siguruar se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi.

Rusia po lë pas dy vite recesioni shkak i rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve të parashtruara nga Perëndimi që lidhen me krizën ukrainase.

“Produkti i brendshëm bruto shënoi rritje për të tretin tremujor radhazi”, konstatoi Putin, duke shtuar se investimet e huaja në ekonominë ruse shënuan në tremujorin e parë nivelin e tyre më të lartë në tre vite, në shtatë miliardë dollarë.

“Duhen mbështetur të gjitha këto direktiva pozitive”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *