Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka mbetur i impresionuar nga takimi i tij me homologun amerikan Joe Biden, ndërsa e ka komplimetuar sërish sot.
Putin e vlerësoi sot Presidentin e SHBA Joe Biden për profesionalizmin pasi u kthye në Rusi nga Gjeneva pas takimit të tij të parë me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Putin ka thënë se atmosfera në bisedime ishte miqësore.
Presidenti rus gjithashtu deklaroi se Biden e di se çfarë dëshiron, përpiqet të arrijë atë që dëshiron dhe vepron me shkathtësi.
Vladimir Putin, duke folur në një konferencë në Moskë tha se imazhi i Biden i paraqitur nga media ruse dhe amerikane nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.
“Imazhi i Presidentit Biden i krijuar nga ne dhe shtypi amerikan nuk ka asnjë lidhje me realitetin”, tha Putini, duke shtuar se Biden është profesionist.
“Duhet të punosh me të me shumë kujdes, në mënyrë që asgjë të mos të shpëtojë. Ai, ju siguroj, nuk i mungon asgjë”, ka shtuar Putin.
“Biden është i përmbajtur, vepron me mjeshtëri. Është i organizuar, i e kupton atë që dëshiron të arrijë dhe vepron me shumë shkathtësi në bisedën e drejtpërdrejtë”, tha Putini.
Presidenti rus theksoi se shpreson që të punojë i qetë me Biden. Duke iu referuar atmosferës në samitin e Gjenevës, Putin tha se besonte se arritën të kuptonin njëri-tjetrin për çështjet kryesore.
“Atmosfera ishte mjaft e mirë. Unë mendoj se ne ishim në gjendje të kuptonim njëri-tjetrin, të kuptonim pozicionet tona për çështje të rëndësishme, të cilat janë shumë të ndryshme “, tha Putin.
Ndërkohë, dje pas mbarimit të samitit, në konferencën për shtyp që mbajti në Gjenevë, Putin e cilësoi Biden si “burrë shteti me përvojë” dhe sipas tij ishte shumë ndryshe nga Donald Trump.
j.l./ dita

Putinit i bene pune syzet e diellit qe i beri gift Biden, sepse domethenia ishte:Amerika eshte diell,vendos keto syze te shohesh qarte.Putini pergjigjet pasi vendosi syzet:Imazhi i Presidentit Bideni i krijuar nga ne dhe shtypi amerikan nuk ka asnje lidhje me realitetin”(fjali diplomatike qe nenkuptohen shume gjera,por e koncetruar).Ne rastin me te pare Putini do t’i beje gift Biden sklupture ariu te murme(prej ari)te nje madhesie per ta mbajtur ne tavolinen e tij Biden.Domethenia:Mos haro ariun rus.
Edhe Bill Klinton gjat mandateve te tije beri shum pune me te gjith faktoret ne bote. Ai vendosi Paqe ne mes izraelit dhe Palestines ne ate kohe.Pra Bill klinton ishte shum i suprizuar nga personalitet te bote se asaj kohe.!
Bull Klinton arrti te Ç`liroi Kosoven pore pa nje marveshje me faktoret e jashtem ai nuk kishte mundesi ta realizonte.!
Keshtu edhe BIDEN me politiken e Re Amerikane besoi qe botes do ti kthej imazhin dhe bashkepunimin ne fusha te ndryshmne te rendesishme, Pore nje gje dijeni qe intersat Amerikan ai nuk i shkel.!
I rrezikshem Ladi.
Me duket se e futi dhe Bidonin ne thes. E beri spiun rus si Trapin.
Ti Pal Pithnoku qenke shume kar
Biden ka eksperinece shume te madhe ne Politike, sepse ka gjithe jeten qe punon ne politike, ka filluar si Senator qe kur ishte djale i ri,
dhe deri para 1 viti ka qene gjithmone ne nivelin e politkes siperore Amerikane
Ai nuk erdhi dje te merrej me Politike . Keshtu qe Putin vetem ka bere nje konstatim qe dihet pavaresisht , se propaganda e Trump mundohet ta zhbeje
Poshterim total i Bidenit. Fjale, fjale, fjale. Harron Biden se se Vladi eshte nga ata qe nga fjalet nuk impresionohet plus qe ka pritur e percjelle nja 4 si Bideni.
Sa ka Parè dhe sa ka kaluar Vladi INTELIGJENT si Bidoni ?! Bidoni është VEGËL dhe LEVË e Komitetit të 300 , siç e ka thènë edhe i MADHI ALFRED CAKO !!! Kurse Vladi i MENÇUR ka 2 DEKADA në PUSHTET dhe siç e ka nisur VLADI mbas 4 VJETËVE të tjera do TAKOJ edhe DONALD TRUMPIN e MADH pèrsèri si PRESIDENT i USA !!!!