Putin: Shpresoj të mos jetë i nevojshëm përdorimi i armëve bërthamore kundër ISIS

Ornela

Lufta e Vladimir Putinit kundër Shtetit Islamik po bëhet gjithnjë e më e ashpër sidomos pas ekzekutimit mizor të 6 rusëve nga ana e Anatoly Zemlyanka, xhihadi Xhon i ri. Lideri rus shpjegoi se “raketat kruiz dhe ato balistike mund të pajisen si me mbushje konvencionale ashtu dhe me mbushje speciale, pra nukleare.

“Duhet të analizojmë gjithçka, gjithçka që ndodh në fushën e betejës, si funksionojnë armët. Raketat kruiz Kalibr dhe raketat balistike J101 kanë demonstruar se janë efikase dhe tani e dimë me siguri se këto armë precizoni mund të pajisen me mbushje konvencionale, apo dhe nukleare”. Këto fjalë janë thënë nga lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, në një bisedë me ministrin rus të Mbrojtjes, Serghei Shoigu, në lidhje me operacionin ushtarak në Siri.

Presidenti rus vlerësoi efektivitetin e raketave kruiz të përdorua në operacioni anti-terrosit që Moska po kryen në Siri. Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey foli me tone më të zbutura duke thënë se “nuk do të jetë fare e nevojshme të përdoren armë nukleare kundër ISIS-it. Mund t’ia dalim me ato konvencionale, gjë që i korrespondon plotësisht doktrinës tonë ushtarake”.

Të martën për herë të parë Rusia ka përdorur nëndetësen ruse “Rostov na Donu” që ka aftësinë të mos detektohet dhe e pajisur me sistemin e raketave Kalibr për të goditur nga Mesdheu objektivat e xhihadistëve në Siri. Minstri i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, i ka komunikuar presidentit, Vladimir Putin, se nëndetësja Rostov na Donu ka lëshuar raketa kruiz kundër dy bastioneve terroriste rreth Rakas, kryeqyteti de fakto i ISIS-it.

Pentagoni ka bërë të ditur se Rusia ka njoftuar para sulmeve Shtetet e Bashkuara. “E vlerësuam këtë akt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, duke kujtuar se Moska kishte për detyrë ta jepte këtë informacion në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar me Uashingtonin për të evituar incidentet në qiejt e Sirisë. /DITA

Share This Article
8 Comments
  • Armet berthamore jane pjese e “zgjdhjes perfundimtare”…Zingjiri i se keqes boterore po i merr frymen perdite e me shume botes se qyteteruar, prandaj perdorimi i ketyre armeve, perhere e me shume po duket si diçka “normale”…

  • Nqs un do isha Rusi , do perdorja bomben ,per disa arsye .
    B.ATM. eshte eficiente ,
    kursen ne kohe ,
    ushtri,
    kryen detyren e ngarkuar ne menyren me perfekte ,
    kursen pra miljarda qe i duhet shtetit per te financuar ushtrine ,
    dhe i ul pendet gjithe kaponjve rreth e rrotull i shndron ne pula .
    Shanci ne jete te vjen vetem njiher , e le te iki ,humbe gjithcka.
    Cari Putin e di shume mire ,
    se ” kush nuk rrezikon …rrezikon jeten ”
    vdekje Isis …

  • Kërcënimet bërthamore nuk shkojnë tek ISIS por tek Turqit dhe Amerikanët, me pak fjalë jep mesazhin fill pas goditjes së ushtrisë së ASAD nga Avionët Amerikanë,dhe pas hyrjes së sotme të avionëve Turq në Hapësirën e Sirisë, Putin thotë tërthorazi se e di shumë mirë që USA dhe Turqia mbajnë në Këmbë ISIS,por ju dërgon mesazh që të mos vazhdojnë të ”Kruhen me Rusët” Rusia nuk do që ASAD të bjerë ,por do që Erdogani të zhduket, ndërsa USA do që ASAD të bjerë por Erdogan të mbetet,pra Konflikt interesash ndërmjet gjigandësh, më e humbura nga të gjitha aspektet në këtë konflikt do të dalë Turqia,dhe kjo u duk sot kur për një ditë të tërë IRANI shkurtoi deri në 50% sasinë e Gazit Natyror drej Turqise (Turqia varet në përqindje të madhe nga Gazi Natyror i IRANIT dhe I RUSISË), duke i dërguar kështu një mesazh të qartë Turqisë se në cilën anë është ai (IRANI),dhe duke marrë këtu parasysh nevojat shumë të mëdha të ekonomisë së stërmadhe të Turqisë për GAZ NATYROR pasojat do të jenë fatale për ekonominë Turke.

  • Armet berthamore nuk mund te perdoren kunder nje ushtrie kokpalaresh!!!Pse putana nuk fut kembesorin ne siri,ne mbeshtetje te fsa te asadit???A mburren ruset per ushtrine me te forte? Problemi eshte se Europa dhe Usa akoma nuk po e marin seriozisht isis…po tè donin me teknologjine dhe forcat e armatosura qe kane e marin sirine me nje bataljon kuzhinieresh. ..po per mendimin tim jane interesa te tjera ne mes. ..!!

  • Ju i keni te gjitha ne dore dhe ngatrroheni se cilen arme te perdorim.
    Asht ma e lehte te futen trupat tpkesore te kembesorise e ti behet cilizem ISIS se,te perdoret arma berthamore.
    Persa i perket interresave derisa ti zgjidhni harqin e pesojne popujt.Per nji Siri,Turqi,Irak ta hajen popujt e botes nuk asht e drejt.

  • Lufta e Ftohte do cohet ne vendet Arabe.
    Mbase eshte e nevojshme qe te cohet andej ku shume shtete jane si Ballkani sot,shtete qe kane marre tokat e njeri tjetrit dhe kane nje armiqesi shekullore mes tyre,lufta qe po spostohet ne vendet arabe nisur me PRANVERA-n ARABE,mbas shiut do dale dielli,dhe do sjelle dhe nje riemancipim te atyre vendeve qe perdoren si mish per top.

  • Ju kujtoje se Ruset kane arritur te prodhojne bomben Atomike te paster. Me kete bombe Atomike te paster duhet te kupetoni se bombes Atomike i eshte hequr fuqia shkaterruse e vales goditese, por ajo shkaterron gjitheshka te gjalle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *