Putin telefonon Scholz: Propozime absurde nga Kievi

J L

Në një telefonatë këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë.

Megjithatë lideri i Rusisë shtoi se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave.

“Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale”, tha Kremlini.

“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj”, mësohet të ketë thënë Putin.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur gjykon vrasësi sjelljen “e keqe” të viktimës së tij. Absurditetet e vrasësve s’kanë kufij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *