Presidenti rus Vladimir Putin, akuzoi të enjten autoritetet në Kosovë për ndërmarrje veprimesh provokuese, siç është themelimi i ushtrisë që, sipas tij mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë në Ballkan.
Ai i bëri këto komente në Beograd, ku po qëndron në vizitën e tij të katërtën në radhë që nga viti 2001, në një angazhim të ri për forcimin e lidhjeve me Serbinë.
Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin së bashku më pas vunë kurora lulesh në “Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit”, para se të bisedonin sy më sy e më pas edhe me delegacionet e të dyja vendeve.
Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall njëmbëdhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.
Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus i është kushtuar Kosovës, ndërsa theksoi se është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.
Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për siç tha “tarifat e paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, pa heqjen e të cilave Serbia nuk do të vazhdojë bisedimet. Po ashtu ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa theksoi “gatishmërinë e Serbisë për bisedime e kompromis, por nuk do të lejojë përuljen e saj”.
Presidenti rus tha se qëndrimi i vendit të tij është i pandryshueshëm dhe se angazhohet për një zgjidhje të pranueshme në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se pushteti në Prishtinë ka marrë disa hapa siç është themelimi i ushtrisë së Kosovës, që sipas tij paraqet po ashtu shkelje të Rezolutës 1244. Rusia, tha ai, “e kupton shqetësimin e udhëheqjes dhe popullit serb sepse hapat e tillë të papërgjegjshëm mund të destabilizojnë Ballkanin”.
Para se të nisej për në Serbi, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin për siç tha, destabilizimin e Ballkanit përmes politikave ekspansioniste të NATO-s.
Presidentit rus, nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.
Serbia e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan lidhjet e ngushta me Rusinë, aleaten e saj sllave dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë lidhur me Ukrainën dhe është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s.
Një nga pikat e diskutimeve për të cilën nuk u fol hapur, ishte edhe një qendër e emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.
Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.
Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.
Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.
burimi: voa
v.l/ Dita
Po ik o car rus, shko meso historine, o me mire lexo Leninin per Shqiperine.
Injorant invazor.
Ok Besnik. Tani qe e the ti, ika…
Putini nuk ka nevoje te mesoje hestorine dhe as nuk I duhet. Si car I Rusise moderne ai ndjek gjurmet e careve te Rusise mesjetare me bekimin e kishes dhe me synim krijimin e boshtit ortodoks antishqiptar dhe si pyke ndaj Perendimit nen hunden e nje Evrope te percare e deshtake, te pafuqishme ne ndalimin e dores se zgjatur te Putinit, fale tradites si kurve plake qe ve interesant e saj ne kurriz te popujve te vegjel e historikisht kunder kombit shqiptar. Prandaj dhe unifikimi I mendimit politik, ekonomik dhe heqja e pengesave fiktive te qarkullimit te shqiptareve ne trojet e veta, eshte perparesi historike.
….lexo edhe Lec Trockij, shokun e ngushte te Leninit, qe duke qene i derguar i nje gazete ruse ne frontin ballkanik, i pa vete me syte e vet krimet e serbeve ne Kosove e Shkup…
Po i jepni direktiva Putinit
Deklaratat provokuese, luftenxitese e fashiste te Putinit, me homologun e tij po provokator, luftenxites e fashist (dhe pushtues i tokave shqiptare deri ne Nish, kujtoni kengen per luften pushtuese serbo-ruse per pushtimin e tokave shqiptare dhe luften e denje shqiptare per mbrojtjen e tyre, “Prej Prokuple deri ne Nish”…) Aleksandër Vuçiç, politikat antishqiptare te te cileve po e destabilizojne “Ballkanin” dhe ato politika qe leshojne ze nga Beogradi nuk jane tjeter vetem provokime, kercenime e shantazhe ndaj popullit shqiptar dhe te drejtes se tij legjitime per te jetuar i bashkuar ne tokat e veta shqiptare, qe po orvatet t’i mbaje te pushtuara dhe koloni te vetat Serbia e Putinit antishqiptar dhe lodrat e tij ne Beograd si Aleksander Vuçiçi, Ivica Daçiçi dhe politikane te tjere qe po i zbatojne ne jete politikat luftenxitese e gjakatare te kasapit te “Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçit…
Keshtu qe, politikave “demokratike” serbomdha e rusomdha nuk duhet t’u besoje askush mbi faqe t’dheut dhe as deklaratave mashtruese e genjeshtarve tjera fetare e “njerezore” qe dalin nga Moska dhe Beogradi.
DRENICA E KUQE
Deklaratat e Putinit rezonojne shume mire me deklaratat e Ramutit per bashkim me Kosoven. Njeri kerkon shkak, tjetri ja jep. Dicka luhet.
Kosova dhe shqiptaret,kurre ne asnje kohe e rrethan. ndaqj ansje populli fqinje,nuk kane filluar e as ndihmuar konfliktet.Shqiptaret dhe Kosove, zafro nje shekull e robruar nga serbet, nuk ka inicuar konflikte.Koasova dhe shqiptaret ne aleance me NAT O–n shporen robrin shekullore dhe shpetuan kete haapesire shqiptare nga fanitja qe e kercnonte fundshekullit 20-t.Ushtria e Kosoves.,si edhe populli shqiptar I Kosoves, ishte dhe do jete paqesore,kreh I paqes dhe marrveshjeve paqesore.Ushtria serbe ishte vrastere,jo vetem ne luftrat e se kaluares.por edhe ne dekaden e fundit te fundishekullit 20-t vrau dhjetar mija qytetare civile jo serbe, me shumice boshnjak,kroate e shqiptare , pa perashtuar edhe vrasjet edhe ne Slloveni e IORJM.Putini e Vuciqi, nuk duhet te brengosen per prishjen e pqes nga shqiptaret,Por duhet te kujdesern per frenim te etjesh gllabruese, sepse ju ka kaluar koha dhe rrethanat per masakra e dhune barbare mesjetare.
Ha ha ha, fuck mother russia and the serbs who came from russia into the Illyrian Land!!
Perderisa ka z.Ramush Haradinaj ne krye te qeverise asht mase e vertet qe Kosova jo rresikon,por po qendron guximshem dhe me shume te drejt ne tabanin e vet,lirin e vet me te drejtat e veta dhe nderkombetare.