“Tani jeni në Rusi”, thoshte mbrëmë në darkë një parrullë me drita të gjelbra mbi ndërtesën kryesore në sheshin ku bëhej festa më e madhe e ukrainasve rusofolës të Krimesë.
Referendumi u kishte hapur derën e bashkimit me Rusinë, po me sa duket kërkesa zyrtare e tyre është refuzuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini.
Në vend të kësaj, shefi i Kremlinit ka nënshkruar një urdhër me të cilin njihet rajoni i Krimesë në Ukrainë si shtet i pavarur dhe sovran.
Parlamenti rajonal i Krimesë kishte shpallur sot pavarësinë nga Ukraina dhe kishte kërkuar formalisht t’i bashkangjitet Federatës Ruse.
Nuk dihet se pse refuzoi aneksimin Putini. Mbase për shkak të sanksioneve të para perëndimore, ndoshta për shkak të ngricës ndërkombëtare që e rrethoi menjëherë Rusinë, mbase për shkak se pa te aneksimi të çarën më të madhe të argumentit të tij gjithë vrima se Krimeja është si Kosova.
Amerika nuk e bëri Kosovën pjesë të vetën, siç po e grabiste Putini Krimenë nga Ukraina.
Gjithësesi, njohja e pavarësisë tregon se Putini mund të zbutet por jo të tërhiqet nga rruga e konfrontimit. Perëndimorët që kanë shpresuar se kjo do të ishte një krizë e përkohshme do të zhgënjehen shpejt nëse janë ende duke gënjyer veten.
Pushimi nga një luftë e ftohtë te tjetra, mbaroi mbrëmë në darkë, me fishekzjarre në qiellin e Krimës. (
5 Comments

Referendumi u kishte hapur derën e bashkimit me Rusinë, po me sa duket kërkesa zyrtare e tyre është refuzuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini. Në vend të kësaj, shefi i Kremlinit ka nënshkruar një urdhër me të cilin njihet rajoni i Krimesë në Ukrainë si shtet i pavarur dhe sovra (artikulli)
Putin po i ben gjerat “by the book” ai nuk ka refuzar asgje. Ne fillim Rusia po e e njeh Krimene si “shtet sovran dhe te pavarur” deklaruar “me vullnet popullor” Tani qe legjislatoret e Krimese paraqesin tek Duma (neser/ te Marten) kerkesen e tyre per bashkim, pritet pergjigja e re.
Amerikes nuk i dhemb aq shume Ukraina sesa baza Ruse ne detin e zi, Rusia megjithese nuk i peqen trazirat ne Ukraine nuk ka fuqi te nderhyje direkt, me proxy e godet ne zonen me te bute – Krimene. Per te dyja eshte ceshtje prestigji…Ruset per dicka qe u ndodh ne dere te shtepise (po te mos bejne asgje, kane humbje te medha ne emer) dhe te paret duan te forcojne vullnetin e tyre ne nje bote qe po i del perdite nga Kontrolli.
Putini si president i Rusise dekretoi njohjen e shtetit te ri te Krimese, ndersa bashkimin me Rusine do ta vendosi parlamenti rus pas disa ditesh.Asgje dhe askush nuk mund ta ndaloje.Sanksionet ekonomike? Pallavra polako-lituaneze.Europa eksporton 112 miliard euro makineri dhe teknologji ne Rusi dhe eksporton 220 miliard euro gaz dhe nafte.Gjermania dhe Italia nuk i duan sanksionet se kane interesa te medha ekonomike ne Rusi.Rusia e Putinit nuk eshte Rusia e Jelcinit.Obama shi gjithmone vetem FLET.
bravo krimea shpetove nga krizat e europes
O filorusa pubuksa jeni e pabuksa to mbeteni hahahahaha
Ndryshimi i vendimeve te Pitkinit mbi Ukrahinen dhe Krimen, deri tani, treguan vetem nje: Bashkimi bene fuqi; lutem qe kjo te kete vlera universale gjeofizike dhe kohore. Sepse ujku qimen e nderon por zakoni s’e haron.