Vladimir Putin ka pritur ministra e kryeministra që nga fillimi i “Rusi 2018”, dhe duket se kjo gjë ka ngritur edhe profilin gjeopolitik të udhëheqësit rus.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton tha këtë të mërkurë përgjatë një takimi me Putinin se mezi priste të mësonte se si ky i fundit e kishte menaxhuar botërorin me aq sukses, krahas punëve të tjera.
Kjo deklaratë është lexuar më shumë sesa thjesht një mirësjellje diplomatike, pasi disa ditë pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2014, qeveria ruse nisi aneksimin e gadishullit të Krimeas në Ukrainë, duke shkaktuar një krizë të gjerë ndërkombëtare.
Kjo bëri që ndaj Moskës të ndërmerren një sërë sanksionesh dhe rrëzimi i avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës e thelloi më shumë izolimin e Rusisë, gjë që vazhdoi edhe më tej pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri, si dhe pas ndërhyrjeve me zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Lojërat olimpike të Soçit hodhën hije dyshimi edhe mbi sportin rus. I kërkuar nga Agjencia Botërore kundër Dopingut, një raport i pavarur tregoi se në Rusi kishte pasur një program dopingu të drejtuar nga qeveria, gjatë lojërave të Soçit. Si rrjedhojë, Rusia u ndalua të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Pjong Çangut, edhe pse atletët e pastër u lejuan të konkurrojnë me flamurin olimpik.
Putin po udhëheq në një kohë kur arena ndërkombëtare është në një çast rusofilie, të paktën në dukje. Dhe nga pikëpamja gjeopolitike, presidenti rus do ta kurorëzojë Botërorin duke takuar në Helsinki me presidentin amerikan, Donald Trump një ditë pas finales së botërorit.
Kur u pyet nga CNN për çështjet që do të diskutonin në takimin me Putinin, Boltoni shtoi se “do të diskutoheshin një sërë çështjesh midis dy vendeve, përfshi aneksimin e Krimeas”, diçka që Kremlini e quan të mbyllur, edhe pse kjo lëvizje është njohur pak nga arena ndërkombëtare.
Pasi gazetarët bënë presion për faktin që samiti po mbahet edhe pse Rusia nuk i ka ndryshuar qëndrimet për të cilat mori sanksione, Bolton tha:
“Është e rëndësishme që drejtuesit e këtyre vendeve të takohen. Do të ketë një sërë çështjesh për diskutim, pavarësisht mosmarrëveshjeve. Si Trump, ashtu edhe Putin mendojnë se mund të gjejnë zgjidhje konstruktive. Kush mund të thotë që kjo është ide e keqe?”
Kjo s’është e vetmja shenjë se bashkësia ndërkombëtare po shfaq vullnet të mirë ndaj Putinit. Një grup senatorësh republikanë amerikanë do të shkojnë në Rusi javën tjetër, një tjetër vizitë e nivelit të lartë që zhvillohet me Botërorin në sfond.
Finalja e botërorit më 15 Korrik i jep Putinit një tjetër mundësi për të luajtur rolin e burrit të shtetit. Udhëheqësi rus ka ftuar kryeministrin izraelit, Benxhamin Netanjahu, që të shohë ndeshjen me të. Netanjahu nuk është përgjigjur ende për ftesën, ndryshe nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, që konfirmoi se do të jetë i pranishëm.
Megjithatë është e vështirë të thuhet nëse takimi mes Putinit, Abasit dhe Netanjahut, ashtu si dhe ai midis Putinit dhe Trumpit, do të kenë më shumë vlera simbolike se tërësore.
Artikull i përmbledhur nga CNN
s.a/dita

Putini eshte shpallur per te tretin vit rresht , si njeriu me i fuqishem i planetit nga revista prestigjioze amerikane “Forbes” , qe ben kete klasifikim prej me shume se 30 vjetesh . Rusia e tregoi vehten si superfuqi e pa diskutushme ne organizimin e persosur te kampionatit boteror , me ato stadiume ku me i liri kushton 500 milion dollare , ndersa ai i Moskes , ku do te zhvillohet finalia , vleresohet me mbi nje miliard dollare .
Vladimir Putin eshte fitues i boterorit politik me perkrahjen popullore kampion bote. Aq larg nga Merkel qe nuk ka as perkrahje popullore ne politike, as skuader ne boteror te futbollit. Skuadra e saj shumekombeshe eshte sot pasqyra e Gjermanise Merkel, nje deshtim.