Një tjetër raketë e quajtur ‘sateliti vrasës’ është testuar nga Rusia, dhe kjo vjen si një lëvizje për të treguar forcën e saj mes tensioneve në kulm që kanë arritur me Perëndimin.
Ministria e Mbrojtjes e Vladimir Putinit publikoi pamjet që tregonin “satelitin vrasës” – një armë e projektuar për të zhdukur spiunët e “armikut” në orbitë, shkruan “Daily Star”.
Burimet e ministrisë ruse të Mbrojtjes nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme të sistemit sekret.
Gjenerali Major Andrey Prikhodko u shpreh: “Një raketë e re anti-balistike e përmirësuar ka kryer me sukses detyrën e saj dhe ka goditur një objektiv konvencional në kohën e caktuar”.
Raketat që raportohen nga mediat ruse janë pjesë e sistemit të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin kundër sulmeve bërthamore. Ai përbëhet nga dhjetra raketa interceptuese si dhe nga radarë të sofistikuar të paralajmërimit kur Rusisë i kanoset rreziku për t’u sulmuar.
Kujtojmë se tensioni i ri midis Rusisë,SHBA-së dhe disa vendeve evropiane ka lindur pas helmimit të ish-spiunit rus Sergeri Skripal dhe vajzës së tij, Julia në Salisbëri. Rusia shikohet si shkaktarja e këtij sulmi, ndonëse ajo e ka mohuar vazhdimisht.
s.a/dita
