Nga Janusz Bugajski
Dita, Shqipëri, 20 Janar 2019
Vizita triumfale e Presidentit Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës.
Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviçit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor.
Axhenda e Putinit në Beograd shënjestroi në tre drejtime. Së pari, ai u përpoq të konsolidojë sentimentet nacionaliste të Serbisë, si edhe rezistencën ndaj Perëndimit. Përmes mjeteve të panumërta të propagandës, Moska kërkon të sigurohet që sentimentet anti-NATO të ushqehen vazhdimisht tek publiku serb. Në Beograd, Putin sulmoi SHBA se gjoja po destabilizon Ballkanin përmes imponimit “të rolit dominant në rajon” dhe dënoi zgjerimin e NATO-s, si shkak për rritjen e tensioneve në Evropë.
Shënjestra e dytë kishte të bënte me faktin që Putini u mundua të demonstrojë se si lidhjet dypalëshe po forcohen më tej ne fusha të ndryshme; një sërë marrëveshjesh me fokus rritjen e fuqisë ushtarake të Serbisë dhe përdorimin e energjisë atomike për “qëllime paqësore”. Moska tashmë furnizon Serbinë me mjete ushtarake dhe ka vënë në funksionim “një qendër humanitare Ruso-Serbe” pranë Nishit, e cila përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit.
Putini dhe Vucic gjithashtu përgatitën një marrëveshje për zonë të lirë tregtare midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik të Rusisë, e cila do të nënshkruhet gjatë këtij viti, si edhe marrëveshje për zgjatjen e linjave gazsjellëse TurkStream. Media në të dyja vendet ka transmetuar në mënyrë të vazhdueshme dizinformacion se Rusia është faktori kryesor ekonomik që favorizon Serbinë megjithëse tregtia dhe investimet e saj janë dukshëm shumë më të vogla nga ato të BE-së dhe marrëdhënia e tyre bazohet në marrëveshje jo transparente nga të cilat përfitojnë politikanë të korruptuar.
Serbia tashmë i është dorëzuar Gazprom-it përmes dhënies së shumicës së aksioneve të kompanisë së saj kryesore të gazit dhe naftës NiS dhe ka hyrë në marrëveshje të tjera të cilat e mbajnë vendin të lidhur e të varur nga burimet energjetike të Rusisë.
Shënjestra e tretë dhe më e re konsiston në përpjekjet e Putinit për të nxjerrë përfitime prej debatit mbi ndarjen e mundshme të Kosovës. Strategjistët e Moskës po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimi i kufijve në Ballkan me miratimin e fuqive perëndimore mund të trumpetohet si precedent i vlefshëm për Krimenë, Donbas, Transnistria dhe rajone të tjera që Rusia kërkon t’i bëjë pjesë të vetën. Zyrtarët mund të mbështesin qëndrimin se ndryshimet në kufirin Serbi – Kosovë thjesht bashkojnë etnitë e njëjta në një atdhe. Për rrjedhojë i njëjti proces mund të aplikohet në territore me popullsi ruse të konsiderueshme përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.
Së dyti, Kremlini bën kalkulime se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të vërë në vështirësi serioze NATO-n dhe BE-në përmes stimulimit të thirrjes për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë do të mund të orkestronin dhunë për të demonstruar së bashkëkzistenca etnike është e pamundur dhe kufijtë duhen riformatuar. Efekti i rizgjimit dhe shtrirjes së aspiratave territoriale jo vetëm që do të kishte ndikim tek shtetet me probleme ende të pazgjidhura si Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, por do të përfshinte edhe vendet anëtare të NATO-s si Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.
Vizita e Putinit rriti pritshmëritë në Serbi, se Moska do ta ndihmonte Beogradin për të fituar betejën në mosmarrëveshjet me Kosovën. Moska do të bëjë çdo përpjekje që dialogu Serbi-Kosovë të zhvendoset nga ambrella e BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Rusia ushtron fuqinë e vetos. Këtu ajo mund të deklarojë mbështetje për llojin e precedentit të ndarjes që do t’i shërbente interesave të Kremlinit brenda dhe jashtë Ballkanit.
Një plan i ndarjes që do t’i mundësonte Serbisë të aneksonte komunat e veriut të Kosovës mund të shitej si fitore për serbët. Megjithatë, ndarja e njëanshme e Kosovës është e papranueshme për Prishtinën, prandaj Presidenti Hashim Thaçi propozoi shkëmbim territoresh që përfshin Luginën e Preshevës, gjë që Beogradi e refuzon.
Moska mund të përpiqet të qetësojë opozitën nacionaliste serbe për çdo pranim të statusit të Kosovës duke nxitur ndarjen, por gjithashtu duke inkurajuar aspirata të tjera. Ajo mund të japë mbështetje për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srbska me Serbinë. Ky do të ishte një çmim edhe më i madh se kufiri verior i Kosovës, meqenëse në veçanti liderët e RS duan domosdoshmërisht të bashkohen me Serbinë.
Rezultati i thellimit të ndërhyrjes ruse do të jetë përfshirja e qeverisë së Aleksandër Vucic në një konflikt të ri me BE-në, NATO-n dhe SHBA për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo, gjithashtu, do i shërbejë interesave të Kremlinit për të bllokuar rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në BE. Mësimi për Serbinë është se nëse ajo nuk çlirohet nga dominimi mbytës i Rusisë ajo nuk mund të realizojë potencialin e saj kombëtar, por do të vazhdojë në mënyrë konstante të shfrytëzohet si peng në fushatën e Putinit për të çarmatosur e shpërberë Perëndimin.
Botuar sot në Dita. Më poshtë, versioni anglisht i artikullit:
Dita, Albania
PUTIN CONQUERS BELGRADE
Janusz Bugajski, 20 January 2019
President Vladimir Putin’s triumphal visit to Belgrade was intended to consolidate Russia’s position in the Balkans.Serbia and Russia do not have a close alliance but an asymmetric coupling in which the Kremlin exploits its dominance and treats Belgrade as a useful surrogate. Pressure mounts when Moscow needs Serbia to fulfill certain international tasks to Russia’s advantage, as evident in the current push toward Kosova’s partition.
During the wars in the 1990s, Belgrade appealed to Russian solidarity whether over preserving Yugoslav integrity, creating a Greater Serbia, or retaining control over Kosova. Moscow manipulated Serbia’s grievances against the US and NATO to demonstrate that Russia remained a major factor in European affairs. Since the ouster of Milosevic, Serbian governments have intensified their role as Russia’s junior partners, enabling Putin to transform Serbia into Moscow’s outpost in the Western Balkans.
Putin’s agenda in Belgrade consisted of three prongs.First, hesought to consolidate Serbia’s nationalist sentiments and resistance to the West. Through its numerous propaganda weapons, Moscow makes sure that anti-NATO sentiments are constantly nurtured among the Serb public. In Belgrade,Putinattacked the US for allegedly destabilizing the Balkans by imposing its “dominant role in the region” and berated NATO enlargement for increasing tensions in Europe.
In his second prong, Putin sought to demonstrate how bilateral ties are being strengthened in various domains. A series of agreements focused on upgrading Serbia’s military capabilities and the use of atomic energy for “peaceful purposes.”Belgrade already supplies Serbia with military hardware and operates a “Russian-Serbian Humanitarian Center” near Nis, which Russian services use as an intelligence gathering facility vis-à-vis the West.
Putin and Vucic also prepared an agreement for a free-trade zone between Serbia and Russia’s Eurasian Economic Union, to be signed later this year, and an extension of the TurkStream gas pipeline. Media in both countries persistently broadcast disinformation that Russia is Serbia’s main economic benefactor, even though its trade and investment is dwarfed by the EU and is based on opaque deals that benefit corrupt politicians. Serbia has already surrenderedtoGazprom majority shares in its major oil and gas company, NiS, and entered into other deals that tie the country tightly with Russia’s energy supplies.
In the third and newest prong, Putin is seeking to benefit from the debate over Kosova’s potential partition. Moscow’s strategists are pursuing two primary objectives. First, border changes in the Balkans approved by Western powers can be trumpeted as a valuable precedent for Crimea, Donbas, Transnistria, and other regions coveted by Russia. Officials can contend that changes in the Kosova-Serbia border simply bring co-ethnics into the motherland. Hence, a similar process can be applied to territories with sizeable Russian populations, including parts of Estonia, Latvia, Belarus, Ukraine, Moldova, and Kazakhstan.
Second, the Kremlin calculates that border changes in the Balkans can create havoc for NATO and the EU by stimulating calls for further partitions. Local nationalists could orchestrate violence to demonstrate that ethnic co-existence is not feasible and borders have to be adjusted. A ripple effect of territorial aspirations would not only affect unsettled states such as Bosnia-Hercegovina and Macedonia, but also embroil NATO members Albania, Croatia, and Montenegro.
Putin’s visit raised expectations in Serbia that Moscow would help Belgrade win its dispute with Kosova. Moscow will push for the Serbia-Kosovo dialogue to be moved from under the umbrella of the EU to the UN Security Council where Russia exerts veto power. Here it can endorse the kind of partition precedent that could serve Kremlin interests inside and outside the Balkans.
A partition plan that would allow Serbia to annex Kosova’s northern municipalities could be sold as a victory for Serbia. However, the unilateral partition of Kosovais unacceptable to Prishtina, hence President Hashim Thaçi proposed a land swap involving the Preshevo Valley that is resisted by Belgrade.
Moscow may seek to pacify Serbian nationalist opposition to any acceptance of Kosova’s status by not only promoting partition but also by raising other aspirations. It can express support for the division of Bosnia-Herzegovina and Serbia’s incorporation of Republika Srpska (RS). This would be a bigger prize than the northern fringes of Kosova, particularly as RS leaders yearn to join Serbia.
The result of Moscow’s deepening intervention will be to embroil the Aleksandar Vucic government in a new conflict with the EU, NATO, and the US over Bosnia-Herzegovina. This will also serve Kremlin interests by blocking Belgrade’s path toward EU accession. The lesson for Serbia is that unless it breaks free from Russia’s suffocating grip, it cannot achieve its national potential and will be consistently exploited as a pawn in Putin’s campaign to disarm and dismantle the West.
Ja ku doli perseri qe plani I shkembimit te territoreve eshte nje flluske sapuni dhe genjeshter e paster e Thacit, sepse serbet e refuzojne. Serbet kerkojne te marrin veriun pa dhene asnje meter nga Lugina. Kete e fsheh dhe Thac I paturpi dhe Ramut tradhetari qe u be ndermjetes per kete pazar tradhetie, ashtu sic eshte bere garant per shitjen e Jugut te Shqiperise te greket.
Plani eshte I Putinit, dhe langua jone lakuriq eshte kurve e Putinit
Të mbeti muti në gojë , o komentuesi @mirë ! Gati cdo fjali tënden , do ta përlyesh me @ut ! Në se je vërtet i zgjuar , dashamirës dhe kaq aktiv në problemet kombëtare , që sulmon gjithmonë të zesh radhë i pari për të dhënë mend , gjuha shqipe ka shumë mundësi shprehje , që të thuash ato që mendon , në mënyrë njerëzore , të kulturuar dhe të tregosh se nuk je një alabak , i paguar nga shërbimet e huaja , por një shqiptar që meriton respekt , pikërisht për mendimin ndryshe ! Shpresoj të më mirëkuptosh , me qëllim që bashkarisht , të gjithë ne që komentojmë këtu , të ngremë lart nivelin e komenteve dhe figurën aq të baltosur ( prej vetë nesh ) , të shqiptarëve kudo që janë ! Flm !
O Sycka, a te pelqeu pickuditesja e Ramutit?
Me thote dhe FLM cope mishi
Le ta lexoje Rama dhe te shkule pergjithmone nga trute e tij se nje bashkim te mundshmem te Shqiperise me Kosoven eshte nje realitet,qe krijon precedente te rrezikshem ne bote!
2 ministrat kosovare te Rames,qe u vune per t’i paraprire endrrave mbreterore te Rames dolen bllof perfundimisht!
Duke i uruar zotit Bugajski mireseardhjen si analist ne faqet e gazetes Dita;
Duke qene plotesisht dakord me kendveshtrimin dhe analizen e tij per aleancen ruso-serbe dhe synimet e kesaj aleance per permbysjen e balancave gjeostrategjike ne rajonin tone ne favor te tyre, ne kunderpeshe te rolit te USA dhe, natyrisht, kunder shqiptareve dhe interesave te tyre jetike;
Gjithesesi, nuk mund te mos vihej re se ne kete analize, mungonte te cfaqej priteshmeria qe publiku shqiptar do te pretendonte nga zoti Bugajski, sidomos nga fakti qe ai shkruan nga Washingtoni, se cili eshte qendrimi aktual i Administrates se USA, i vete Presidentit Trump dhe i diplomacise amerikane ndaj zhvillimeve te fundit te ballafaqimeve Serbi-Kosove, per ecurine dhe synimin e bisedimeve ndermjet tyre te asistuar nga Brukseli, per thashethemnajen per ndryshime kufijsh dhe shkembime teritoresh Serbi-Kosove, per hamendjet jo pa baza se ne themel te te gjithe ketyre zhvillimeve qendron nje dakordesim Trump-Putin mbi ceshtjen e Kosoves ne takimin e tyre te fundit ne Helsinki, ku interesa themelore te Kosoves, pra edhe te shqiptareve, jane negocuar per te kenaqur dhe mikluar Putinin dhe interesat ruse ne Ballkan ne kembim te leshimeve apo ekuilibrave te tjera ne zona delikate si Ukraina, Krimea, Turqia, Siria dhe ne nje shikim me te gjere, per te terhequr Rusine ne anen amerikane ne nje ballafaqim te pashmangshem tashme te USA me Kinen ne Lindjen e Larget, ne Detin e Kines Jugore dhe ne Oqeanin Paqesor.
Pa medyshje, keto pozicione te USA dhe Administrates se Presidentit Trump ndaj Ballkanit ne pergjthesi dhe ndaj Kosove ne vecanti, jane ato qe i interesojne me shume publikut shqiptar nga nje analist me baze ne Washington.
Zerat se Administrata Amerikane, ne kuadrin e nje rishikimi te heshtur te Marreveshjes se Dejtonit por tanime me nje prezence te fuqishme ruse ne tavoline, eshte e prirur dhe po nxit ndryshime kufijsh dhe shkembime teritoresh Serbi-Kosove, madje pa vene as kushtin e njohjes se Kosoves nga Serbia, jane shtuar se fundmi dhe kane ngritur nje shqetesim real jo te vogel nder shqiptaret.
Eshte pak e cuditeshme se sa sensitive jane bere Brukseli dhe Washingtoni per rritjen e takses doganore100% te Kosoves ndaj Serbise dhe eshte edhe me shqetesues “ultimatumi” qe Presidenti Trump i dergoi Hajradinaj per te hequr taksen ose perndryshe do perballej me terhaqjen e angazhimit amerikan ndaj Kosoves.
I kaluar shkarazi nga politika peqe-lepe e kompromentuar shqiptare dhe heshturazi pothuajse nga opinioni yne publik, ky ultimatum eshte zhvillimi me i rendesishem nder anet tona qe nga shpalljae pavaresise se Kosoves me angazhimin direkt te Presidentit Bush Jr.
Ky ultimatum eshte nje kambane alarmi qe kerkon jo vetem nje jehone dhe angazhim ne opinionin tone publik, por edhe nje reflektim te politikes dhe qeverive te te dy vendeve, te cilat kane futur koken ne rere si struci.
Shkurt dhe troc, cili eshte informacioni dhe opinioni i zotit Bugajski: Nga takimi Trump-Putin ne Helsinki, a i eshte njohur Rusise hegjemonia ne Ballkan, duke lene konfliktin Serbi-Kosove dhe, me gjere Ballkanin Perendimor, si nje problematike per tu zgjidhur ne kuadrin e interesave ruso-serbe, ne kembim te leshimeve ruse ne zona te tjera delikate te interesave amerikane dhe gjeostrategjise se saj.
Kete do te desheronte te dinte publiku yne.
Kjo eshte priteshmeria e tij per opinionistet nga Washingtoni.
Edhe njehere,
Mireserdhe zoti Bugajski ne Ballkanin Perendimor serbo-rus; shpresojme te kesh ardhur me syze reale amerikane.
Urime zotit Bubajski dhe mireseardhje ne faqet e gazetes Dita.Si gjithemon i shkelqyer ne analizat tuaja.
J.Bugajski thote se Rusia e trajton Beogradin si surrogat te dobishen. Vijimi i kesaj logjike eshte se perendimi trajton krejt Ballkanin si dicka nje perdorimshe.
Kisha kohe pa lexuar opinione kaq te sakte,dhe pa fyerje.
Mirëseardhje dhe urime për këdo që hedh në tregun mediatikë idera, mendime, të vyera dhe të pa anshme.
Gazeta “Dita” ka disa kohë që ka dalë në sipërfaqe të një oqeani të pushtuar nga “kazanët” e anshëm, pa principe, foshnjarakë në argumentet që kanë dhe sjellin në mbrojtje të mashtrimeve, shpifjeve, luftës së pa principtë të marrjes së pushteteve me çdo kusht. Kjo sepse nuk e njohin dhe nuk e arrijnë dot marrjen e pushtetit me kushtin e vetëm, atë të alternativave më dobiprurës për vendin, njerëzit, pra me kushtin e “votës së elektoratit.
Edhe zotëria në fjalë është i mirëpritur, sepse është i njohur për mendjen e tij drejt analizave objektive, të pranuara dhe me vizione.
Lidhur me shkrimin e sotëm, do dëshiroja që ne shqiptarët të arrijmë të bindemi, sigurisht në përshtatje me gjeopolitikën e sotme, por dhe me strategjinë e së ardhmes, në dy nga trajtimet e këtij shkrimi:
a)- Nëse Moska ndikon në mosmarrveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, mbasi kërkon dominimin rus në Ballkan, tregon se politika ruse është në mbrojtje të një shteti, i cili bëri luftë dhe vrau masivisht fëmijë dhe gra, shpërnguli një popullsi e cila etnikisht ndryshonte nga ajo sllave. Në këtë këndvështrim rezulton se politika ruso-serbe mbetet agresive, armiqësore ndaj popujve jo sllavë, një fenomen tepër shqetësues për popujt jo sllavë dhe ppolitikës së shteteve perëndimorë -BE-SHBA,. Kuptohet përfshirë Kosovën etj.
b) – Lidhur me qasjet pro dhe kundër të korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, mendoj se duhen shfaqur mendime të pleqëruara me kujdes, urtësi. Të analizohen përvojat e shumta të së shkuarës dhe të së sotmes, të cilat jo që nuk mungojnë por i kemi patur dhe i kemi me shumicë në hapësirat që na rrethojnë.
● Shtyrja e gardhit fqinjësor, nuk është në karakterin shqiptar, por është me shumicë në karakterin serbo-grek.
● Shqiptarët nuk kanë hedhur dhe nuk hedhin farë “grami” në arat që nuk i takojnë, por jo shqiptarët kanë hedhur dhe hedhin farë gremi” në arat tona, bile dhe kultivojnë “bimët” brenda arave tona që të japin prodhim për llogari të sponsorëve serbo-grek.
Përvoja e shtetit Shqiptar është e pasur me të tilla “mbjellje”, por më të rrezikshme rezultojnë kultivimit e “bimëve” brenda arave tona, sepse ato janë të kamufluara dhe nxjerrin krye si nepërkat apo “dhrongaletë”, gjithmonë kur ndodhin çaste të mëdha historike në favor të shqiptarizmës. Në këto raste “kultivimet” nga jashtë të bimëve brenda nesh, kanë frenuar, acaruar dhe rrezikuar reputacionin tonë duke na dëmtuar rëndë në momente tepër kyçe të historisë tonë.
● Prandaj duhet shumë kujdes në qendrimin tonë ndaj pozicionit , në rastin konkret lidhur me korrigjimin e kufirit që po flitet.
Më shkoqur: “Tregohuni të zgjuar! Gjarpëri në gji nuk mbahet”!!
Arbëror Epiroti
Shqiptaret vazhdojne te ndertojn iluzione nga Foto/ Figura / Selfie Politike ,
pa kuptuar se perball ktij globalizmi kriminal,
perball ksaj shpelle be thelle ku kjo Politike Globale
i ka futur ,ndihen te vetem ,viktima ,
e i gezohen kashtes qe i afrojne Bota .
Kur i shikoj ashtu ,te transformuar nga politikat e Djallit
e Brain Washing qe i eshte bere gjate ktyre 29-vjeteve
,me sjellin ne mendje foto roberish lufte ne X -Film ,
ku e vetmja gje qe lexon ne syte e tyre ,
eshte ai shikim i sforcuar i fytyres se tyre ,si forca e fundit e dinjitetit , mbas se ciles gjithcka eshte e pashprese .
Dhe per cudi , asnji nuk shef vdekjen qe afrohet e heshtur ,
pas mjergulles se bla bla bla-se .
( eshte injoruese per njerezimin ,te gjesh ngushellim ne paraziTIzmin qe afron kjo Bote manipuluese hipokrite )
Ate cfare z. Bugajski nuk deshi ta thote dhe se permendi fare ne shkrimin e tij e qe ka lidhje me ardhjen e presidentit rus Putin ne Beograd eshte “avarinja ” qe shkaktoi dhe vazhdon te shkaktoje vendosja e takses 100 % e qeverise se Kosoves per mallrat serbe dhe te Bosnjes ku per pasoje kjo takse kishte edhe rezimin nga pushteti te koalicionit qeverises Vuciq – Daciq dhe , protestat e qytetareve serb ( 1 ne 5 miljon ) ne rruget Beigradit dhe qyteteve tjera te Serbise jane shenjat e para te realizimit te qellimit te takses 100 %
Edhepse jozyrtarishte thuhet se Serbija mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonsheme ne mars te 2019 ,
indikacionet e para flasin se koalicioni
Vuciq – Daciq ka pesuar qarke te pariparueshmd dhe do te bie shume shpejte kurse ,per arsye te largimit nga pushteti te tandemit kriminal Vuciq dhe Daciq nuk perjashtohen turbuliira dhe eskalim i situates ne Serbi
Ishte kjo edhe nji arsye shtese e ardhjes se presidentit rus Putin ne Serbi dhe mbeshtetja ( dekorimi ) e perkrahja qe ai ia beri me kete vizite presidentit serb Vuciq
Bravo Moskves që tregohet alet i vërtetë i favorizon serbët me të gjitha llojet e ndihmave kur dihet se edhe vetë Rusia nuk ka standard të mirë jetese kurse Kosova që është me popull 6 herë ma e vogël se Serb. veç donacioneve të vogla nuk përfitoj kurfar granshi ekonomok nga aleatët që janë shimë ma të fortë eko. se Rusia kurse politik dhe mbrojtës po shifet i krijuan ma shum komuna serbe se shqiptare me 5% popull serb nga nji etni kompakte teritoriale shqipëtate e banë Kosoven edhe ma keq në aspektin teritorial se sa ndarja teritoriale e kanë ba si ,,lëkur leopardi” dhe heren tjeter Bukajski të bëjë kolumne për aktualen taksa 100%
Te lutem z.bugajski
Shprehu per qendrimin e km shqiptar pse eshte pro ksaj ndarje eshte i kapur politikisht nga beogradi,perfiton personalisht,apo eshte tradhtar?
Dhe nje pyetje tjeter pse BE kerkon qe kosoven ta prezantoi vetem thaci ne bisedime ((cilado ishte detyra shtetrore e thacit kryesimi i bisedimeve e ndiqte nga pas) sikur kosoves ti kishin mbaruar burrat
Perëndimi në përgjithësi dhe Amerika në veçanti kanë analistë shumë të mirë dhe shumë objektivë e të ndershëm – Bugajski është e kundërta e tyre , tendencioz e paragjykues deri në extrem . Për të dalë aty ku do ai , përmënd lloj- lloj shushullash dhe lë në hije gjëra flagrante që bëjnë muuu . Duket që materiali është shkruar për shqipetarët dhe siç duket mendon se ne jemi shoqëri e pazhvilluar .
Zotni Bugajski , kij kujdes , shqipëtari të jep ujë me bisht të lugës !
Ndarja e Kosoves qe nuk mendoi te ndodhe kurre. Pore ne se USA na ka tredhetuar athere nuk ka se c`fare ben ase Thaci dhe Ase Rama.
Nje gje duhet ta shofim pake duke u kthyer ne retrospektive.!
Kure forcat e NATOS hyne ne Kosove Forcat Franceze dhe Ruse hyne te paret ne Prishtin.Kjo per arsye se renegati Rugova nuk lejoi qe ne Prishtin dhe rrethinat e saje te Ngrihet UCK-ja Pra UCK-ja nuk gjeti mbeshtetje pasi Rugova u Tha rrin te qet se liria do te” pikoje” nga qielli i kalteret.
Keshtu Forcat Franceze vun kufirin tek ura e Vardarit, Pra keto jan Forca te NATOS,
Pra ne se kjo ndarje eshte bere ne mes te medhejve, te atyre qe ndihmuan ne largimin e serbise nga Kosova athere shqiptaret e mjer nuk kan se c`fare te bejen.!
Keshtu qe nuk keni perse i bjerni ne qafe ase Hashim Thacit ase Edi Rames .
Pra ne cofte se USA nuk eshte ne ket hile athere edhe sikure te doje Hashim Thaci dhe Edi Rama kjo nuk munde te ndodhe pasi ne kemi nje shembull te qarte.
A beri Thirrje Rugova NATO ndalo Bombardimet mbi Serbein.? Po NATO e degjoi Ibrahim Rugoven,
Keshtu pra ne sa USA nuk eshte ne ket hile nuk do ta degjoj ase Hashim Thacin dhe Ase Edi Rama edhe sikur large cqofte keta te jen ne ket Hile qe kjo kurre nuk duhet te ushqehet se Ase Edi Rama dhe Ase Hashim Thaci ketu nuk kan gishte. Pervecse te medhejte.
Mendja nuk ma merre qe USA ja lene Trapcen Serbise dhe Rusise.!
Duke e pershendetur ardhjen e zotit Bugajski ne faqet e gazettes Dita me keqardhje e them qe ne fillim se jam I zhgenjyer dhe le ta argumentojme:
.
.E para qe te titulli qe “Putini po sundon Beogradin” eshte me efekt boomerang pasi Putini po “pushton” Beogradin pasi ne menyre te lexueshme presidenti actual amerikan D.T dhe pas tij Shtepia e Bardhe po perdorin shprehje te frikeshme si Roli I Natos ne Europe po shkon drejt shuarjes ose Amerika po shikon mundesine e largimit nga Europa ku sherrin I pari do ja shohe eshte ballkani dhe humbese me e madhe si gjithmone Shqiperia.
.
Ajo qe me ben pershtypje mua si qytetar amerikan qe kam jetuar ne kohen e Enverit ( nuk me intereson a ishte shenjtor apo shejtan) eshte se ne kohen e tij pas debimit te Ruseve nga Shqiperia ai vend kishte nje ushtri aq te fuqishme qe me kuptimin e plote te fjales nuk e rruante fare per Superfuqite
.
Le te marrim vitin 1968 dhe te flasim per situaten pas pushtimin te Cekosllovakise ..Enveri-Tito-Caushesku treguan nje qendrim kurajoz qe cuditi dhe Ameriken e cila me vone ftoi Titon dhe me vone Caushekun ne Washington..dhe Niksoni ishte presidenti I pare amerikan qe viziton nje shtet lindor..
.
Akoma nuk e kuptoj dhe sot pse Amerika mbajti nje qendrim pambarimisht armiqsor me Enver Hoxhen jo vetem ne rastin e Cekosllovakise por dhe ne rastin e largimit bazes ruse ne 1961…Mbaj ment ne ate kohe se prishja me ruset solli deri dhe prag urije deri sa erdhen pamporet kineze dhe te pakten per popullin Amerika duhet te gjente menyra per ndihme se Enveri se rruante trapin
..
Pse Enveri duhet rehabilituar dhe shpallur shenjtor per kete mrekulli me poshte?
..
Nqs ka ne ngjarje me spektakulare ne historine boterore ajo eshte dueli Enver-Hryshov ne vitet 1960-1961..Bile Hryshovi ne kujtimet e tij thote se nga Shqiperia ikem si pula dhe me vone ishte e pamundur per intervenim se futeshim ne nje lufte te trete.
,Deri sa arriti Nikita tejet I nevrikosur ne Kremlin duke thene qe Enver Hoxha na mbuloi me mut nga koka koka te kembet dhe ja ..cifsha nenen dhe perkthyesi e perktheu pak ndyshe se ishte skandal nese perkthehej fjale per fjale
Shume pak komentues dhe analiste përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.
–
Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.
.
Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
..
Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.( LEXOJENI DY HERE KETE FJALI TE FUNDIT)
PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke. Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit.
.
Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë.
Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
***
Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
***
Ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
.
Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente
.
Mendoj se Ballkani me te drejte eshte quajtur “Fuci Baruti” por gjithmone fitili dhe kapsollat kane qene ne duart e Superfuqive.Edhe nese perkohesishit Rusia eshte me afer Beogradit…pergjegjsia bie mbi demokracite perendimore( kryesisht Amerika) qe kane lene hapsira boshe qe tani per tani nuk e dime se behet me marreveshje tip Jalte & Malte apo Balte si ne Siri .
Ej, cbeni keshtu? Une dua te di kush sundon Shqierine? Juve… Pornografi shtypi….