Putinit i lejohet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas 5 viteve

Arta Taja

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara fillon punimet e sesionit të 75-të më 22 shtator në New York.

Mediet ruse kanë raportuar me gëzim se në këtë takim virtual është pjesë edhe fjalimi i presidentit Vladimir Putin, gjë që prej pesë vitesh nuk ka qenë i pranishëm në Asamble. Për herë të fundit ishte drejtuar kësaj në vitin 2015.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka drejtuar Asamblenë tre vitet e fundit radhazi.

“Organizatorët paraqitën një kërkesë që, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, udhëheqësit e vendeve duhet t’i drejtohen [Asamblesë] duke i përdorur fjalimet e regjistruara. E njëjta ftesë u mor edhe nga pala ruse”, – tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

 

a.t / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *