Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Karles Pujol, ka folur ditët e fundit për spanjollen “La Vanguardia”, duke folur për Leo Mesin dhe një episod shumë interesant nga koha kur të dy luanin bashkë te Barça.
Pujol mendon se Mesi është një lojtar shumë superior ndaj gjithë të tjerëve dhe rrëfen se si argjentinasi e poshtëroi në një seancë stërvitore.
“Në një stërvitje, po bënim duele një-kundër-një dhe vendosa ta provoj nëse arrija ta ndalja. Ishte një poshtërim i vërtetë, u tërbova. Guardiola e kuptoi dhe më tha: ‘Karles, mos e dëmto!’.
I thashë Pepit: ‘Nëse nuk do që të ndodhë ndonjë gjë, ndalo stërvitjen!’. Bëra gjithçka kisha mundësi, por Mesi gjithnjë më dribloi me lehtësi. Ai është shumë më lart se çdo futbollist që kam parë në jetën time, është një jashtëtokësor dhe sa vjen e përmirësohet, sepse e lexon gjithnjë e më mirë ndeshjen”, – ka zbuluar Pujol.

Messi do hy ne histori si futbollisti me i mire ne bote.
Mesi-Futbollisti me i mire ne bote……………………
Pas Maradones