Puzanova, Hirushja e Onufrit 

Ornela

Moikom Zeqo

Ajo si askush krijoi shtratin konceptual te ikonografisë ne Shqipëri.

Analizat e saj kane edhe horizontin shekullor te artit.

Madje, ikonografisë shqiptare ajo i dha nje qytetari profesionale te larte.
Ajo meriton me perkorje, me veskun e nje diturie ngulmuese shekujsh, qe te quhet Hirushja e Onufrit.

Para asaj, nuk dija asgjë për Onufrin e gjithendijshem, me artin e tij elegant, sfidues dhe universal.

Onufri me pikturat e tij mahnitese, ishte gelltitur nga Harresa.

Ndodhej diku ne rrokullite e Hyut Kronos, Hyu me i tmerrshem i te gjithe hyjnive te gjalle dhe te vdekur,- sepse eshte i vetmi hy qe gelltit Kohen.

C’rastesie habitshme: nje grua e panjohur, larg vemendjes se te gjitheve, e detyroi Kronosin e pashpirt ta “zhgelltiste” gjeniun e ngjyrave, Onufrin.

Keshtu, Onufri perjetoi ringjalljen e tij me nje perngjasim marramendes si vete Krishti.

Vitet ikin, pluhuri i harreses ngurtesohet.

Libri i vetem i Viktori Puzanoves, eshte nje nga temianicat e arta ne altarin e Kujteses Kombetare Shqiptare.

Ajo prehet ne heshtje ne varrezat e Bamit.

Po ajo e meriton nje skulpture (vete kishte studiuar per skulpture). Ndoshta ne Tirane, ndoshta brenda Kishes se Shestanit, ne Valsh, ne Berat dhe pse jo ne Shen Peterburg.

Te mesuar me trillin e romaneve te medha ruse, tolstoiane, shpesh ndertojme perfytyrime te forta dhe te vezullueshme per femren, fjala vjen si Ana Karenina.

Eshte fjala per nje ikone te femres. Te bukur dhe tragjike. Te brishte dhe guximtare. Kapricoze dhe sakrifikuese.

Ky model artistik, leviz, shperbehet, formesohet serish, zhduket dhe rishfaqet ne mijera figura femrash te tjera.

Trilli qe permenda me siper, ka qene rrenjezuar ne shpirtin tim. Ana Karenina, mund te ishte edhe burre, por nuk mund te ishte Promete.

Mund te ishte edhe hyjneshe e plotfuqishme, por me shpesh me prirje vetevrasese per boten e brendshme te parealizuar. Mund te ishte memesore, por njekohesisht krijuese e botes me te njejtat atribute si Jahovai.

Pa dashur te bej struktura eskatologjike per femren, jam sfilitur ne veten time, per te kuptuar fatalitetin e brishtesise si forme e zbulimit shpirteror tek femrat.

Kjo eshte dicka e kundert me arketipin fatal seksologjik te femres, qe zoteron ndermjet nje veteposhterimi tere universin mediatik elektronik te diteve tona.

Por ne bote, nuk jane zhdukur kurre femrat qe kane bere zbulime te medha, te jashtezakonshme.

Mendoj me pervujteri (besoj) se nje femer e tille, ka qene nje grua e panjohur ruse, e natyralizuar cuditerisht ne Shqiperi me emrin kumbues plot ekzotike perandorake te lashte, Viktori Puzanova.

Shpresoj (i qarte se nuk gaboj), se kam qene i pari shqiptar qe kam botuar shkrimet e para ne vitet ’90 te shekullit te kaluar per Viktori Puzanoven.

Ajo meriton me perkorje, me veskun e nje diturie ngulmuese shekujsh, qe te quhet Hirushja e Onufrit.

Para saj, nuk dija asgje per Onufrin e gjithendijshem, me artin e tij elegant, sfidues dhe universal.

Onufri me pikturat e tij mahnitese, ishte gelltitur nga Harresa.

Ndodhej diku ne rrokullite e Hyut Kronos, Hyu me i tmerrshem i te gjithe hyjnive te gjalle dhe te vdekur, sepse eshte i vetmi hy qe gelltit Kohen.

C’rastesie habitshme: nje grua e panjohur, larg vemendjes se te gjitheve, e detyroi Kronosin e pashpirt ta “zhgelltiste” gjeniun e ngjyrave, Onufrin.

Keshtu, Onufri perjetoi ringjalljen e tij me nje perngjasim marramendes si vete Krishti.

***
Per here te pare, shkrimet e Viktori Puzanoves, i kam lexuar ne vitet e shkolles se mesme ne qytetin tim te lindjes, Durres.

Ne biblioteken e Durresit, duke shfletuar buletinet shkencore, lexova si ne jerm dicka per Onufrin.

Ne fillim nuk e mendova se cfare zbulimi kishte bere nje grua qe nuk kishte lindur shqiptare, por qe po u rikthente shqiptrareve, nje nga figurat me te medha te kultures te te gjitha koherave.

Nisa te shkruaj nje cikel shkrimesh, gjate nje periudhe 32 vjecare per Onufrin.

Me vone, botova 3 libra te nje cikli “Onufri” (ne shqip dhe ne frengjisht), “Mes Laokoontit dhe Krishtit. Onufri II”, si dhe “Bota e krijuar nga Onufri”. Ne keto libra, kam shkruar edhe per Viktori Puzanoven.

Ka qene nisma ime per te shkuar se bashku me piktorin e njohur Maks Velo, ne varrezat e Bamit ne Tirane, per te zbuluar varrin e harruar te Viktori Puzanoves, si dhe te burrit te saj.

Velo me dhuroi edhe nje grafike, qe paraqiste te dy Puzanovet ne shtrat, qe une e kam botuar duke e falenderuar piktorin ne nje nga librat e mi si edhe ne shtyp. Maks Velo, i cili i kishte njohur nga afer Puzanovet, beri dicka te lavderueshme dhe substanciale.

Botoi librin me ciklin e shkrimeve studimore te Viktori Puzanoves “Mbi artin bizantin dhe postbizantin shqiptar”, si edhe disa kujtime interesante te vete Velos, te Pirro Thomes, Emin Rizes, Koco Zhekut, Suzana Varvarica Kuka, si edhe dy studiueseve ruse Alvina V. Zhugra, Larisa N. Kaminskaja.

Ky liber ka nje rendesi te vecante kulturologjike.

Ky liber eshte ne njefare menyre, parabola e thekshme, inkadeshente ose Ungjilli Shkrimor i Viktori Puzanoves. Ky liber e rinderton historine e artit ne Shqiperi.

E ploteson, i jep nje pike gravicionale te rende.

E tokeson.

E qiellezon.

***
Viktori Puzanova, lindi ne 1893, ne qytetin Rostov te Rusise. Mbiemri i vajzerise ishte Valc. Ishte me origjine aristokrate. Kishte nje vella me emrin Georgi Borisovic Valc. Studioi ne Fakultetin e Artit ne Shen Peterburg per skulpture.

Deri ne 1917, jetoi ne Rusi.

Ne moshen 24 vjec, u largua pergjithmone nga Rusia, per te vdekur dhe per t’u varrosur perfundimisht ne Shqiperi. Nuk dihet jeta e saj intime saktesisht.

Mbase ishte edhe ajo nje sozie e pafatshme, por jo kaq e bujshme sa Ana Karenina.

Dihet qe u martua me nje oficer te Carit, te quajtur Vasil Puzanov.

Eshte enigmatike odiseja e saj e udhetimeve ne France, ne Itali. Per pak kohe, punoi ne Beograd, ne Muzeun e Artit. Studioi artin ne manastiret e Kosoves.

Pikerisht ne Kosove, u njoh me dekanin e Etnografise shqiptare, te thjeshtin, te diturin Rrok Zojsi, i cili punonte mesues i shqipes ne Kosove. Kjo njohje, luajti nje rol paraprijes.

Ne 1943, vjen ne qytetin e Shkodres, ku jetoi deri ne vitin 1948.

Ka banuar ne shtepine e Vlash Dedit, zdrukethtar, afer Kishes se Madhe.

Ketu merr nenshtetesine shqiptare.

Ne Shkoder, ka dhene vizatim ne Shtepne e Kultures. Ka patur nxenes piktoret e njohur Gani Shypniu, Jakup Kerraj dhe Angjelin Dodmasei.

Ne 1948, Kole Paparisto, kryetari i Institutit te Shkencave, i terheq ne Tirane Puzanovet.

Viktoria krijon Sektorin e Artit Mesjetar, kurse Vasili punon si teknik balsamoses ne Muzeun e Shkencave te Natyres.

***
Ate qe nuk e beri ne Shen Peterburg, Viktori Puzanove e beri ne Tirane.

Ne Institutin e Shkencave, Viktori Puzanoven pati rastin qe te merrej me disa ekspedita per kishat e Shqiperise si ne Valsh dhe Shestan te Shpatit, ne Pojan te Apolonise dhe ne Zvernec te Vlores, ne bregdetin e Himares, ne kishen e Mesopotamit te Sarandes, ne Berat dhe ne Voskopoje.

Nderkohe, ajo botoi studimet e para te cilat paten karakter themelonjes per shkencen e ikonografise. Ajo e krijoi ikonografine shqiptare. Madje, i dha nje qytetari profesionale te larte.

Ajo ka bashkepunuar edhe me mesjetarologet e famshem Theofan Popa dhe Dhorka Dhamo. Gjate kohes qe une kam punuar si specialist ne Sektorin e Artit Antik dhe Mesjetar, me dy koleget e mi Dhorka Dhamo, Aleksander Meksi, kam biseduar shpesh per figuren e Viktori Puzanoves. Gjate nje vizite ne shtepine e kineastit te njohur Pirro Milkani, pashe papritur disa piktura me femije te veshur me kostume popullore shqiptare.
U ngurtesova i befasuar.

Kur pyeta se kush ishte krijuesi i ketyre pikturave, gruaja e Milkanit m’u pergjigj se ishte Viktori Puzanove. Mesova se kjo studiuese kishte edhe nje dimension tjeter krijues, ate te piktores.

Ndodhen edhe ne koleksionet private si edhe ne Muzeun e Artit Mesjetar te Korce, nje cikel pikturash orogjinale te Viktori Puzanoves, qe meritojne te botohen ne nje album, perkujtimor dhe apologjik per te.

***
Ne substance, libri i vetem i Viktori Puzanoves, pati permbledhur gjithcka qe ajo studioi per artin e krishtere shqiptar.

Ne 1953, ajo botoi studimin e vogel per Onufrin nga Neokastra.

Ne 1957, studimin per piktor Nikollen, ndoshta biri biologjik i Onufrit, ne kishen Vllaherna ne keshtjellen e Beratit.

Ne 1958, Puzanova konceptoi nje sinteze per artin shqiptar te shekullit XVII. Ne 1961, analizoi ciklin afreskal ne Trapezerine e Manastirin e Shen Merise se Apolonise, ne Pojan.

Ne 1966, beri nje studim krahasimor teper te rendesishem per temen ikonografike te lindjes se Krishtit, ne pikturen mesjetare te Shqiperise.

Ne 1967, botoi shkrimin, qe mund te quhet edhe testamenti i saj mbi disa tipare te kultures monumentale ne Shqiperi, gjate shekujve 13- 14.

***
Ashtu si Hirushja qe vuajti, qe perjetoi mjerimin e skajshem, per te gjetur me ne fund Princin e endrres se saj, ashtu edhe Viktori Puzanove kaloi proven e tmerrshme te jetes per te takuar nje Princ te artit, hijerendin, te paperballueshmin, vemendjethithesin, botekrijuesin, ndjeshmerishpalosesin e pashembullt, Onufrin e shek. 16. Pergjithesisht, nje femer enderron dhe dashuron nje burre bashkekohor, por dashuria me e madhe, me e spikatur se arketipi dantesk, beatrician, qe dashuria e Viktori Puzanoves me nje burre te kater shekujve me pare, Onufrin e Neokastres. Kjo do t’i mahniste dhe do t’i linte pa mend poetet. Ky kthim mbrapsht ne kohe, do ta shtangte edhe Ajnshtajnin.

Ja nje perralle e re virtuale, nje perralle e paregjistruar nga askush, por qe historia e kishte rezervuar per te na cuditur.

***
Viktori Puzanova krijoi shtratin konceptual te ikonografise ne Shqiperi. Analizat e saj kane edhe horizontin shekullor te artit.

Sipas Puzanoves, arti i krishtere krijoi jo vetem nje epoke, por disa epoka. Arti i krishtere, eshte nje art i pashmangshem i qyteterimit evropian dhe shqiptar.

Ky art lindi nga kriza e madhe e shkaterrimit te Perandorise Romake dhe e paganizmit.

Nese per tempujt pagane, arti kryesor ishte skulptura, per artin e krishtere, ishte Bazilika, e cila imiton nje “salle mbreterore”, zhduket funksionaliteti shekullor i shkuptures pagane per te triumfuar piktura. Cdo bazilike eshte si trupi dhe pikturat e afreskeve jane si shpirt.

Lartesohet ne ameshim, jo e jashtmja, por e brendshmja.

Arti kristian i Mesjetes, eshte nje sinkretizem origjinal i metodave origjinale me metodat me te kultivuara.

Ai u mbiquajt si Arti Bizantin.

Ky art, kishte dy parametra, kinse te ndryshme dhe te paperputhshme. Nga njera ane, ruajti antropomorfizmin helenistik dhe nga ana tjeter, sintetizoi shpirtezimin lindor. Duket sikur Perendimi dhe Lindja, i dhane te dy artet e tyre tradites, per te krijuar nje tradite te trete. Arti bizantin eshte arti i paraqitjeve figurative te librave te Testamentit te Vjeter dhe Testamentit te Ri.

Ky ishte mekanizmi ilustrues me i madh i te gjitha koherave.

Per arsye gjeografike dhe historike, Shqiperia eshte nje nga vatrat burimore nga me te spikaturat ne bote te artit bizantin.

Arti bizantin, ishte nje art ikonografik, karakteri autonom i cikleve, ishte i padiskutueshem.

Arti bizantin eshte nje ikonografi programore e rrepte. Te njejten ikonografi programore, e kishte edhe arti egjiptian.

Koncepti egjiptian qe i jepte rendesi Qartesise ne paraqitjen e figurave, u misherua edhe ne artin bizantin.

Bizantinet ishin kembengules dhe programore, sa egjiptianet.

Antropomofirzmi i Bizantit e ka bazen te Doktrina e Logosit (Fjala e trupezuar si Njeri).

Spiritualizmi ben qe dukja e jashtme e figures, te mos perfillet aq shume, cdo gje perqendrohet tek syte dhe tek mistika e brendshme.
Ne Shqiperi, dokumentohet si arti bizantin justinian i antikitetit te vone, ashtu edhe arti grafik bizntin i Mesjetes se hershme, arti bizantin e i stilit paleolog i shekullit 14, arti shperthyers post bizantin i Onufrit, i shkolles se tij dhe arti ikonografik i shekullit 18, me dy krijues vigane David Selenica dhe Kostandin Shpataraku.

***
Viktori Puzanova zbuloi Onufrin, kryekaloresin e ikonografise shqiptare.

Verejtjet e saj te mprehta per artin e Onufrit, tregojne fuqine e saj mendore.

Per Onufrin ajo thote se eshte nje talent i paperseritshem, i lire dhe teper i kultivuar. “Te terheq madheshtia e fytyrave, te habit mistika e tyre”. Onufri ne artin e tij ka lidhje me shkollen e Mistres dhe te Peropleves “Ne veprat e Onufrit, ndihet bukuria e kryeveprave te Rilindjes”, tipi i Shen Merise se Nikopes, qe ishte padrone e Pallatit Bizantin ne epoken e Marikut ne shek. 6, ka qene i njohur nga Onufri. Onufri e nxjerr aureolen e Shen Gjergjit, mbi kufirin e kompozicionit.

Davidi i Onufrit, jepet si “Padre Eterno” e Mikelanxhelos. Ne Valsh, ikonostasi prej guri i pikturuar, reflekton traditen e Sirise te shekujve 3 -4 “Kjo gje rralle gjendet ne vende te tjera”.

Onufri pikturon temen e jashtezakonshme ikonografike “Tetramorfi”. “Kerubinet me shume sy dhe serafinet me tre krahe, krijojne nje imazh surealist”.

Viktori Puzanove shkruan “Autorja e ketij artikulli, e sheh per here te pare kete teme ne pikturat kishtare,nje teme e tille nuk eshte pare, vetem Petkovici e ze ne goje nje teme te tille”.

Onufri e pikturon Krishtin mbi ylber, tradite kjo e vjeter e Aleksandrise. Mbreterit kalores, te ashtuquajturit “Mage”, kane mbi koka callma te llojit izraelit.

Nje tjeter ndikim nga tradita hebraike e Testamentit te Vjeter. “Te Onufri mungojne fare traditat e lashta Lindore, format primitive trashanike, te cilat ishin perhapur aq shume ne artin krahinor te masave popullore te Greqise dhe Serbise”.

Per Viktori Puzanoven, Onufri eshte i nje rangu me Andrei Rublovin ose Panselinosin, qe eshte mbiquajtur Rafaeli i artit bizantin. Puzanova eshte e para studiuese, qe ve ne dukje temat apokrife ne ikonate Onufrit, qe nuk jane tek ungjijte.

Keto tema apokrife, jane pllenuar nga imagjinata dhe tradita popullore.
Ajo flet mrekullisht per barinjte onufriane. Per figurat pagane te hyjnive te ujit ne lumin Jordan.

Madje dhe per nje motiv te cuditshem, ate te Djallit te paraqitur ne formen e nje bariu shqiptar qe kerkon te shtije ne ngasje Josifin, te vluarin e Marise.

Pra, nje lloj akti teatror, aktorial.

***
Kur studiuesi i famshem i artit bizantin N. Lazariev, erdhi ne Shqiperi dhe pa thesaret ikonografike, i shoqeruar nga Viktori Puzanove, u mahnit. Lazarievi eshte ai qe tha qe ikona e Shen Mihalit te Mborjes e shek. 14, eshte me e bukura ne llojin e vet ne bote dhe e mbiquajti “Xhokonda burre i Bizantit”.

***
Vitet ikin, pluhuri i harreses ngurtesohet.

Libri i vetem i Viktori Puzanoves, eshte nje nga temianicat e arta ne altarin e kujteses kombetare shqiptare. Ajo prehet ne heshtje ne varrezat e Bamit.

Po ajo e meriton nje skulpture (vete kishte studiuar per skulpture).

Ndoshta ne Tirane, ndoshta brenda Kishes se Shestanit, ne Valsh, ne Berat dhe pse jo ne Shen Peterburg. Amen!

 

Share This Article
4 Comments
  • O shoku pse e ngacmon Demon? Ai dihet qe eshte spiun dhe c’mund te presesh nga nje spiun te gjykoje Moikomin e madh. Lere fytyremeitin te shfryje dufin. Po habitem qe gojeqelburin po e kundershtojne dhe nuk marrka vesh.

  • Mirel meqenese po me ngacmon,po te pergjigjem.Di ca me shume se Zeqo,sepse kam njohur Theofan Popen.Di dhe suksesin qe pati expozita e artit mesjetar shqiptar ne Paris,e pergatitur nga Theofan Popa,qe zgjoi larot e kapterrave te sigurimit t`i denojne djalin.
    Punet e medha ne shkence i kane bere fisniket,qe studiuan ne Europe,.Xhelate,llustrat dhe nje dore kadife proletare,une i neveris,..Kam shume rrefime per jeten e Puzanoves,nga ata qe jetuan dhe punuan me te,por nuk dua tua fal badiava,qe te vini auitoresine tuajk false.

  • Me sa dime, i shoqi i Puzanoves Vasili ka krijuar muzeun e natyres ,faunes shqiptare etj duke punuar per shume vjet ne procesin e balsamimit qe kryhet me materiale toksike te rrezikshem per jeten. Nga goja e Maks Velos kam mesuar se varret e Puzanoveve jane rindertuar prej tij. Per mendimin tim puna me e madhe e Puzanoves eshte ndriçimi i trurit te udheheqjes se kaluar per vlerat e shumta qe ndodheshin ne Shqiperi e qe duheshin ruajtur, perndryshe do te kishin perfunduar ne hi. Ju ndriçofte shpirti! Moikomit i lumte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *