Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
DITA! Jam një qytetar që banoj në rrugën “Shefqet Musaraj” (ngjitur me murin e Policisë Bashkiake pranë ish-uzinës “Enver”). Dua të “përshëndes” Postën Shqiptare dhe, enkas, drejtorin që pretendonte për ta kthyer Postën në bankë. Arsyeja e kësaj “përshëndetje” është e veçantë. Sot ka data 30 shtator dhe tek pallati ynë akoma nuk ka mbërritur fatura e energjisë elektrike. Natyrisht, me këtë punë kaq “preokupante”, ne jemi mësuar (zakonisht ka ardhur në fund të muajit), por këtë radhë harruan fare. Megjithatë, si pensionist që jam, kurrë nuk kam pritur për këtë faturë, se u çmësova me predispozicionin e tyre për të bërë punën, por shtroj pyetjen: Pse ky neglizhim? Çfarë e pengon stafin që merret me këtë punë, që shpërndarjen ta bëjnë me kohë? Nga Përparim Hysi
