“Pyet Shtetin” është portali më i ri, që synon të ndihmojë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të patur një akses më të madh dhe për të gjetur më me lehtësi informacione me karakter publik.
Portali, i prezantuar sot nga Fondacioni Soros, në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka qëllim nxitjen e transparencës së autoriteteve publike ndaj qytetarëve, duke përmbledhur në një faqe unike të gjithë informacionet publike të hartuara nga ana e tyre.
Një funksion tjeter i portalit “Pyet Shtetin”, është lehtësimi i procedurës së dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës, si dhe të ankesave në rast refuzimi të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Përmes shfrytëzimit të këtij portali, çdo qytetar apo grup interesi mund të dërgojë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat për informacion apo ankesat në rast refuzimi.

Per me shume ai qe di anglisht…
Se shqiptaret presin te beje shtet Soros..!?!
http://hellasfrappe.blogspot.nl/2013/03/rothschild-soros-octopus-over-balkans.html?m=1