Pyeti se kë kanë të Parë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

DITË, lumë si unë e tinë

Sihariq për Shqipërinë

Për ata sejmenë që vinë

Po s’e dimë se sa do rrinë.

 

Pa pyeti ku kanë qenë

Ç’kanë pirë e ç’kanë ngrënë

Nga ishin e çfarë bënë

Që kur kuvendin patën lënë?

 

Kanë kohë që s’janë parë

Pyeti me se janë marrë

Sa kanë shpifur, sa kanë sharë

Po rrogën ku e kanë marrë?

 

Këta qenkan opozitarë

Ata ish-pushtetarë

Edepsëzë e trutharë

Që kthehen si fitimtarë?

 

Pyeti se kë kanë të parë

Mos është një kryekusar

Një spiun, një gjakatar

Që vrau mijëra shqiptarë?

 

U bë shtet me familjarë

Është një anti shqiptar

Origjinë nga rus të bardhë

Me një gjysh mercenar.

 

(Pjesa e dytë nesër)

Gëzim e hare në këto ditë festash! Ju uron Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *