Pyetje Andreas

Dita

Zotërinj e zonja të gazetës Dita! Andrea nuk dëgjon, e ka lidhur veten “si gomari” pas lirisë së individit e urrejtjes për Enverin e nuk dorëzohet. I bëj vetëm një pyetje: Ta shkollosh popullin tënd është liri apo robëri? Po t’i lësh fëmijët pas 45 vjet qeverisje, të varfër si i la Enveri, ç’do të thotë? Do të thotë të luftosh për ideale të cilët edhe u kompromentuan nga modeli rus që morëm, prandaj dështuam. Boll më Andrea me tjerrje llafesh. Pa bashkim të shqiptarëve në trojet e tyre, nuk ka liri individi. Lëri ëndrrat e filozofëve të Evropës e botës. Ata me shtetet e tyre na bënë kaq sa jemi. Luan Muhameti, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *