Letër e nënshkruar
Sofokli Bonja
Jam një qytetar nga Korça dhe kam disa shqetësime. Turku ndenji 500 vjet në Shqipëri dhe flamurin tonë nuk e ndryshoi dot. Një qeveri e djathtë tradhtare e ndryshoi flamurin në targat e makinave, kur çdo shtet në targat e makinave ka flamurin kombëtar. Nuk u ka rënë në sy kësaj Qeverie dhe Prokurorie?
Në mbledhjet e Kuvendit mungojnë shumë deputetë. Ku janë? Me se merren? Se kushdo që mungon në punë nuk paguhet. Përdorin justifikimin se janë në mbledhje komisionesh. Kryetari i Kuvendit duhet të bëjë të mundur që atë ditë që ka mbledhje në Kuvend, të mos ketë komisione, se vetëm zoti Majko nuk mungon asnjëherë.
Një gjë tjetër që nuk kuptoj, me se merret kjo Prokuroria jonë, kur rëndojnë gjithë këto akuza për Sali Berishën, që nga shitja e detit, djegia e gazetës “Koha jonë”, akuzat e Izet Haxhisë e shumë të tjera, dhe ai ngrihet e kërkon revolucion? A kanë sy, a kanë veshë?
