Emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen në botë e ndjekin me kuriozitet e shqetësim situatën politike në Shqipëri, me dëshirën e zjarrtë që gjërat më në fund të shkojnë në shtratin e normalitetit dhe ata të kenë një atdhe që i pret, që i don dhe iu krijon mundësi për punë e properitet ekonomik. Por lajmet nuk janë shumë premtuese. Një situatë e tillë, pak a shumë e ngjashme, ndodhi pasi fitores së të majtës shqiptare në vitin 97, kur për të krijuar një klimë terrori permanent, humbësit u vërtetua se ishin porositësit e kaosit, porositësit e tritolit, porositësit e destabilitetit, që populli të kujtonte me nostalgji kohën e qeverisjes së tyre, kur “gjërat ecnin sahat” dhe kishte “paqe sociale e stabilitet”, etj. E njëjta gjë po ndodh edhe tani, kur krimi po bëhet gjithnjë e më agresiv. Si erdhi kjo situatë kaq papandehur?! Nëse nuk ka prapavijë politike, si mund të gjenerojë në një kohë kaq të shpejtë?! Përse u shfaq si e ndarë me thikë me ndërrimin e pushteteve?! Përse PD-ja e ka futur ’tritolin’ si kryefjalë në të gjithë akuzat ndaj qeverisë?!
Berisha nuk lë rast pa dalë në podiumin e Kuvendit,në facebbook apo gjetkë, ku ligjëron me orë të tëra, bën thirrje që njerëzit, gjithë populli të ngrihen në protesta masive, në revolta popullore, ndërkohë që vetë i shtypi këto soj revoltash me dorë të fortë e të përgjakur, duke lënë katër protestues të vrarë në sheshin e revoltës, para Kryeministrisë. Kur dëgjon “doktorin” e gjithë panorama e Shqipërisë së gjorë bëhet më e trishtë, më e frikshme, më kërcënuese.
E kur ky u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për të risjellë në pushtet atë vetë, dhunuesin historik të votës së lirë, të fjalës së lirë dhe të çdo lirie që nuk kalon nën kangjellat e oborrit të tij, emigrantët, që duan të kthehen, për të ndërtuar një jetë të re në vendin e tyre, pyesin: A ka fuqi shoqëria shqiptare, qeveria dhe ekipi administrativ i Rilindjes, ta ndalojë këtë vektor kriminal? A do të marrë fund tritol-politika, a do të ndëshkohen porositësit e destabilitetit dhe gjithë prapavija e anarshisë, si “devizë” politike?
Hidër Buci
Kryetar i Unionit Kombëtar të Emigrantëve

sma do mendja qe maxhoranza qe qeveris vendin ta coje drejtesine ne vend,PS ,PD bejne lojen njera, tjetres.EDI RAMES i mungon kurajua per te cuar para drejtesise ,shkaterusin ,dhe masakratorin e SHQIPERISE,UDBASHIN sali haram berisha.